LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama me aktet e tij është po aq armik ndaj Kosovës sa edhe Vuçiç", Berisha: Përdori teorinë e ‘tokës së askujt’ që nuk e pati thënë as Millosheviçi

Përmes një konference për mediat, Berisha tha se Rama është i pari në histori, që paditi kryeministrin në detyrë të Kosovës vetëm se mbronte interesat e qytetarëve të tij.

17 Tetor 2025, 13:28 Nga E.d
"Edi Rama me aktet e tij është po aq armik ndaj Kosovës sa
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama se ai dhe aktet e tij janë po aq armik ndaj Kosovës sa edhe Aleksandër Vuçiç. Përmes një konference për mediat, Berisha tha se Rama është i pari në histori, që paditi kryeministrin në detyrë të Kosovës vetëm se mbronte interesat e qytetarëve të tij.

Sipas Berishës, Kryeministri Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta. Në fund Berisha përshëndeti veteranët e UÇK për lëvizjen e tyre dhe uroi që gjykata të shpallë pafajësinë e tyre.


 

"Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb ishte akt i pashembullt, në radhë të parë në rrafshin njerëzor sepse e them këtu, për çdo njeri të qytetëruar, midis të gjitha krimeve është gjenocidi, i cili në kualifikimet e tij në rastin konkret ka vrasjen e qytetarëve të pafajshëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Këtyre përfaqësuesve të partisë së krimit në parlament, këtyre zonjave atyre që janë nëna, motra, u them kurrë se nuk arrij kurrë ta kuptoj ku e gjetët ju forcën për të qëndruar të ngurta ndaj sakrificës të jetës së 1400 fëmijëve që u vranë barbarisht vetëm pse ishin fëmijë shqiptarë. Unë po marr zonjat deputete. Unë i ftoj ato të shkojnë në Prishtinë, aty ka një muze për këta fëmijë. Ta vizitojnë atë muze. Aty do gjejnë mijëra palë këpucë që përfaqësojnë ata fëmijë që nuk i veshin dot kurrë.
Dhe do kujtohen ndoshta si nëna, si motra se ç’do të thotë të tregohesh e ngurtë dhe e pashpirt para një krimi të tillë monstruoz.

Më është kujtuar dje një skenë e një romani të Viktor Hygoit. Në vitin 93, forcat e republikës dhe forcat ruajaliste, përkatësisht në rastin konkret nip dhe xhaxha, luftuan në një kështjellë. Gjenerali u përkiste ruajalistëve. Nipi udhëhiqte forcat e revolucionit. Kështjella mori flakë. Por në kështjellë, një grua revolucionare kishte vendosur djepin. Gjenerali e kuptoi se djepi po digjej. Hyri në kështjellë dhe doli me djepin në krah. U dorëzua. E thotë Hygoi, edhe ky u përkul para atij agimi pafajësie që quhet fëmijë. Kurse deputetet dje nuk gjetën forcë dhe kurajë të nderonin 1400 fëmijë të vrarë vetëm e vetëm se ishin fëmijë shqiptarë. Një akt i tillë do shkruhet me germa të zeza në muret e parlamentit si akti më armiqësor i parlamentit ndaj kombit shqiptar. Unë përshëndes veteranët e UÇK për lëvizjen e tyre. Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Kjo është e vërteta. Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të shpallë pafajësinë e tyre dhe kthimin e tyre në vendin e tyre. Përdorimi për qëllime politike i procesit është një makabritet.

Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë. E kuptoni ju? Do bëhej patriot njeriu që me aktet e tij është ndaj Kosovës po aq armik sa Aleksandër Vuçiçi. Po, unë u them ju, 36 marrëveshje ishin firmosur gjer në fund të vitit 2013. Edi Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta. Edi Rama është në histori i pari që paditi kryeministrin në detyrë të Kosovës se mbronte interesat e qytetarëve të tij. Edi Rama, bashkë me Vuçiçin, i cili nuk e fshihte se Serbia do bëhej më e madhe me ato që do merrte në Kosovë, punoi me të gjitha forcat për ndarjen dhe shpërbërjen e pavarësisë së Kosovës.
A u kujtohet ju slogani i tij për Mitrovicën dhe veriun e Kosovës? Toka e askujt. Reminishencë kjo e qarqeve antishqiptare se sa herë donin të ndanin dhe copëtonin trojet shqiptare nxirrnin në tavolinë teorinë e tokës së askujt.

As Millosheviçi nuk e kishte thënë këtë toka e askujt. Edi Rama është autori i Ballkanit të Hapur, dhe kur doli në Novisad me padronin e tij, vunë përpara hartën ku Kosovën e nxirrnin pjesë të Serbisë. Hartën e viteve ’70. Kërkonte me çdo kusht që Kosova e veriut t’i shkëputej Kosovës. Madje paralajmëronte se nëse nuk ndodh kjo, do kthehej koha e bronzit, duke aluduar se Vladimir Putini do hidhte predha nukleare. U bë i pari person që i vuri sanksione Kosovës dhe përfaqësuesve legjitimë të Kosovës. Asnjë sanksion padronit të tij Vuçiç. Asnjë! Bëri statutin e komunave të veriut, e mori nga Beogradi dhue e publikoi sipas oreksit të Beogradit. A ka antishqiptar si ky? Dhe dje urdhëroi mosvotimin e rezolutës. Janë 13 mijë shqiptarë, nga të cilët 2 mijë janë në front, por të tjerët janë vrarë për shkaqe mirëfilltas etnike.
Por një antishqiptar si ky nuk pranon..." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet