Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se ky akt dëshmon rënien e institucioneve, Kushtetutës dhe rënien e ligjeve.
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se PD dënon me forcë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila bëri me dije se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja mbaron në vitin 2025. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se ky akt dëshmon rënien e institucioneve, Kushtetutës dhe rënien e ligjeve.
Berisha tha se nëse gjykatësit mendonin se neni 84, pika 4 i ligjit të tyre, ishte i pavlerë, ata kishin çdo të drejtë t’i kërkonin ligjvënësit abrogimin e këtij ligji dhe amendimin e tij, por jo "shkelmimin" e saj siç ai e quan. Në fund Kryedemokrati tha se ky është një sakandal, për të cilin ai nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.
"Ky akt dëshmon rënien e plotë të institucioneve të këtij vendi, rënien e plotë të Kushtetutës, rënien e plotë të ligjeve.
Kur një gjykatë shkelmon ligjin e vet, që nuk mund ta bëjë kurrë, por në qoftë se ata gjykatës vërtet kishin bindje se neni 84, pika 4 i ligjit të tyre, ishte i pavlerë, ata kishin çdo të drejtë t’i kërkonin ligjvënësit abrogimin e këtij ligji, amendimin e këtij ligji, por nuk kishin kurrë të drejtë ta shkelmonin atë. Dhe këtë e bën në mënyrën më skandaloze institucioni kryesor, por që është një produkt monstruoz i reformës së Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Nuk mund të ketë as fjalë, as epitete për të përshkruar këtë skandal të paimagjinueshëm. Dakord, ti mendon mor zotëri se mandati i kësaj zonje duhet të jetë 4-vjeçar, por ligji thotë se kjo praktikë ka marrë fund në vitin 2022 dhe ti ke qenë president.
Pse nuk kërkove ndryshimin apo nuk ka nevojë se parlamenti nuk ekziston, se vullneti i qytetarëve nuk ekziston?
Po kështu një intrigrant sa vetë intrigat, një njeri që ka lëshuar kthetrat mbi sistemin e drejtësisë si kurrë ndonjëherë më parë, Sadushi nisi procedura jashtë çdo lloj tagri ligjor dhe kushtetues.
Dhe tani e mbyllën këtë cikël me vendimin e djeshëm.
PD e denoncon dhe e dënon me forcën më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm, këtë dëshmi flagrante të dhunimit të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por edhe një opinioni të një institucioni të respektuar në Europë dhe në botë për ekspertizën e tij ligjore siç është Komisioni i Venecias." tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja sipas vendimit t...
Tedi Blushi TIRANA- Në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit është shënuar sot një debat i ashpër mes Sekr...
Luciano Boçi TIRANA- Janë zbardhur diskutime të tjera nga diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Deputeti i Partis&eu...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Debate ka nisur ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me përplasjet q...
Agron Gjekmarkaj TIRANA- Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar sot se parlamenti është marrë peng duke shqet&...
TIRANË- Deputeti i PD-së Arjan Ndoja i cili mandatin e mori nga lista e hapur, i cili mesa duket ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Ku...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi, që po mbahet në...
Silvio Gonzato TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka dhënë sot një mesazh të qartë...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare International IDEA...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se partia më e madhe opozitare do të bëjë ...