LIVE UPDATES
Politike

Efekti ‘Trump’ në Kosovë/ BIRN: Kurti përballet me kritikat e Grenellit përpara zgjedhjeve!

I sulmuar nga i dërguari special amerikan përpara zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti po kërkon një referendum në zgjedhjet e së dielës, ndërsa vëzhguesit janë të ndarë nëse Vetëvendosje do të arrijë të sigurojë një mazhorancë të mjaftueshme për të qeverisur e vetme në Prishtinë.

8 Shkurt 2025, 18:15 Nga B.Z
Efekti ‘Trump’ në Kosovë/ BIRN: Kurti përballet me
Albin Kurti

KOSOVË - Sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Nëna Terezë” në Prishtinë u mbushën nga mijëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, të ardhur nga katër anët e Kosovës për tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Qindra flamuj kuq e zi valëviteshin mbi turmën, ndërsa altoparlantët kumbonin me muzikë patriotike nga Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. Mes brohoritjeve dhe ritmit të daulleve, turma u gjallërua kur në shesh u shfaq kreu i Vetëvendosjes.

Ndërsa kryeministri kosovar u dhuronte puthje mbështetësve të tij, ata përgjigjeshin me brohoritjet “Albin Kurti! Albin Kurti!”

Për Din Hotin, i cili kishte udhëtuar nga Florida në Prishtinë për të mbështetur Vetëvendosjen, fushata për zgjedhjet parlamentare nuk ishte thjesht një garë elektorale.

“Ky është shekulli shqiptar,” tha Hoti, optimist për të ardhmen e Kosovës dhe shanset e Vetëvendosjes për të siguruar një mandat të ri 4-vjeçar në krye të saj.

Por jo të gjithë në Shtetet e Bashkuara  e mendojnë njësoj, dhe aq më pak Richard Grenell, i dërguari special i administratës së re amerikane të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump. Grenell nuk ka ngurruar ta sulmojë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen nëpërmjet postimeve në rrjetin social “X”, duke theksuar se ai nuk gëzon besimin e SHBA-ve.

“Qeveria e Kurtit nuk ishte një partner i besueshëm gjatë mandatit të parë të Trump dhe as nën administratën Biden,” shkroi Grenell në platformën ‘X’. “Retorika e përdorur nga Kurti se ai është më afër me SHBA se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës është një gënjeshtër,” theksoi ai, ndërsa shtoi “mos u mashtroni.”

Edhe pse Albin Kurti nuk duket sikur është politikani më i preferuar i administratës Trump në Kosovë, shumë vëzhgues vendorë e shohin qasjen e tij populiste dhe anti-establishment si shumë të ngjashme me atë të presidentit amerikan.

Në mënyrë të veçantë, ata veçojnë marrëdhënien e vështirë dhe antagoniste që Vetëvendosje ka me median vendase, të cilën e ka anashkaluar gati tërësisht gjatë fushatës zgjedhore në favor të komunikimit direkt me ndjekësit në rrjetet sociale.

Si një parti e lindur nga një lëvizje  e majtë dhe nacionaliste, edhe në pushtet shpesh Vetëvendosje e sheh veten në opozitë me opozitën. Ndërkohë, admirimi i mbështetësve të saj për Albin Kurtin mund të krahasohet lehtësisht me mbështetjen që populli i MAGA ka për Presidentin e SHBA-ve.

“Është njeri i dërguar nga zoti për ne,” më tha Rrahim Morina, elektricist 27-vjeç, i cili kishte udhëtuar të premten nga Peja në Prishtinë për të marrë pjesë në tubimin e Vetëvendosjes.

“E shihni, vetëm ata që kanë shkurtpamësi, nuk mund ta shikojnë se çfarë ka bërë,” shtoi ai, ndërsa theksoi se Albin Kurti ishte aq i veçantë, sa nuk kishte fjalë për ta përshkruar.

Mosbesimi i mbështetësve të Vetëvendosjes ndaj medias nuk kufizohet vetëm te mediumet në Prishtinë.

“A të ka sjellë Edi Rama për dezinformata?” më pyeti Sami Morina, edhe ai nga Peja dhe kushëri me Rrahimin, kur i tregova që jam gazetar nga Tirana. Kur e pyeta për deklaratat e Grenellit dhe si mund të ndikonin marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën, ai fërkoi gishtat sikur po numëronte një tufë me kartëmonedha dhe shtoi: “Kanë dhënë lekët.”

Tubimi i Vetëvendosjes në Kosovë filloi me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe mes një lumi flamujsh kuq e zi, ku zor se mund zinte syre ndonjë flamur me sfondin blu të Republikës së Kosovës. Marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, dhe Vetëvendosjes kanë qenë të tensionuara gjatë viteve të fundit.

Samiu kishte një mesazh gjithashtu për zgjedhësit në Shqipëri, të cilët do t’i drejtohen kutive të votimit më 11 maj.

“Me marr mësim dhe ju prej neve dhe i hek ato bandita, ato kriminela, se na i hekum,” tha ai, duke iu referuar klasës politike shqiptare.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, në zgjedhjet e rregullta parlamentare të së dielës, të drejtë vote kanë gjithsej 2,075,868 qytetarë të Kosovës. Nga këta, 1,970,944 janë votues brenda Kosovës, ndërsa 104,924 janë votues të regjistruar jashtë vendit.

Shtatlartë, me flokë të bardha të shpupuritura që i rrethojnë fytyrën si një aureolë e çrregullt dhe me një flamur të madh amerikan në dorë, Din Hoti ishte një figurë që vështirë se mund ta shmangie, në turmën e madhe të mbështetësve të Vetëvendosjes në Rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë. Në SHBA merret me shitje-blerje makinash në Boca Raton – vetëm 40 kilometra larg Mar-a-Lago, rezidencës së Donald Trump në West Palm Beach, ku jeton që pas luftës në Kosovë.

Më herët, nga viti 1990 deri në vitin 1999, ka jetuar në Tiranë, afër kryqëzimit “21 Dhjetori”.

“E kam ndjekur të gjithë fushatën e Vetëvendosjes, në çdo qytet kam shkuar,” tha Hoti. “Kam ardhur vetëm për zgjedhjet,” shpjegoi ai. Shqiptaro-amerikani theksoi se ai shpresonte që marrëdhëniet midis administratës së re amerikane të udhëhequr nga Trump dhe Kosovës, nuk do të ndikoheshin nga deklaratat e Grenell-it.

“Ato janë mendimet e tij, por nuk janë mendimet e Amerikës,” tha Hoti. “Me administratën e re ka për të pasur ndryshime dhe kanë me ndodh dhe gjëra që s’i paramendojnë,” shtoi ai.

Kritikat e Richard Grenellit kundër Vetëvendosjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë janë pjesë e një trendi më të gjerë politk në SHBA, ku njerëz të afërt me Trump nuk i kursejnë kritikat ndaj aletëve tradicionalë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Në mënyrë të veçantë, Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe pronari i platformës ‘X’, ka ngritur shqetësime në Gjermani, ku ka bërë thirrje për mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Më 25 janar, Musk bëri një shfaqje surprizë nëpërmjet një videomesazhi gjatë tubimit të AfD-së në Halle, në Gjermaninë Lindore. Duke iu drejtuar një turme prej 4500 mbështetësish të AfD-së, Musk theksoi se ishte bukur të ishte krenar për Gjermaninë dhe të qenurit gjerman, dhe kjo s’duhet të tretej nga vlera si multikulturalizmi. Postimet e tij në platformën ‘X’ kanë shënjestruar edhe Britaninë e Madhe, duke e cilësuar si një “shtet policor”, me një qeveri autokratike, ku “gratë e klasës punëtore rëndom merren peng dhe përdhunohen nga banda emigrantësh.”

Ndërhyrja e Musk në mbështetje të AfD-së ka ngritur shqetësime mes liderëve evropianë, duke sjellë reagime nga Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Store dhe zëdhënësi i qeverisë federale gjermane, të cilët theksuan se kjo ishte një sjellje e papërshtatshme mes aleatësh.

Sulmi i administratës Trump kundër multikulturalizmit është në kontrast të plotë me politikat e SHBA-së në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit. Pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova është njohur nga 119 shtete anëtare të OKB-së, falë mbështetjes së SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Aleatët kryesorë ndërkombëtarë të Kosovës kanë theksuar në mënyrë të përsëritur ndërtimin e një shteti multietnik, ku pakicat jo-shqiptare të gëzojnë të drejta të barabarta, duke synuar që mosmarrëveshjet dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë të vijë nëpërmjet dialogut.

Një nga kritikat që i është bërë shpesh Albin Kurtit nga komuniteti ndërkombëtar lidhet me vepreimet e tij ‘të njëanshme’ për ta shtrirë autoritetin e qeverisë së Kosovës në komunat veriore, ku është përqendruar komuniteti serb dhe ku për dekada kanë ushtruar ndikim një seri institucionesh dhe strukturash paralele të qeverisë serbe. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që këto struktura të legalizohen në formën e një asocacioni të komunave serbe në Kosovë.

Vetëvendosje ka bërë rezistencë ndaj asociacionit – të cilin e përçmon me termin serbisht ‘zajednica’. Partia e udhëhequr nga Kurti thekson se, pa një njohje, të paktën de facto të Kosovës nga Serbia, duke asosacioni mund të kthehet në një ‘kalë troje’, një qeveri paralele me Prishtinën e ngjashme me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë.

Duke nënvizuar mesazhin e fushatës ‘cep më cep’ gjatë fjalimit në tubimin përmbyllës në Prishtinë, Kurti theksoi se Vetëvendosje e kishte bërë Kosovën një shtet të “shumicës që garanton edhe të drejtat e pakicave.”

Ai iu përgjigj deklaratave të Richard Grenell, ndërsa theksoi se nuk synonte një marrëdhënie servile me SHBA-të, pasi e shikonte diçka të tillë si një sjellje ekstremiste.

“Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me SHBA-në dhe BE-në. Përkundrazi. Kurrë nuk ka pasur marrëdhënie më të gjera, më të thella, më përmbajtësore, më cilësore me aleatët, partnerët, miqtë tanë ndërkombëtarë nga Perëndimi sesa me qeverinë tonë. Ne kemi ndërtuar partneritet të mirëfilltë. Armiqësia dhe serviliteti janë dy ekstremizma. Ne jemi kundër ekstremizmave, ne jemi për normalitet, që është partneritet,” nënvizoi ai.

Si i dërguar special i qeverisë amerikane për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, gjatë mandatit të parë të Trump, Grenell ishte orkestruesi i rrëzimit të qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Albin Kurti në mars 2020, kur ky i fundit refuzoi një kërkesë nga SHBA për të hequr tarifën 100% ndaj importit të mallrave serbe.

Ndërhyrja e Grenell, që u pa si një veprim anti-demokratik në Kosovë dhe përtej, solli një valë pakënaqësie në Prishtinë, e cila u kapitalizua politikisht nga Vetëvendosje. Një vit më vonë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, partia e udhëhequr nga Kurti siguroi një shumicë prej 50.21% të votave, duke i dhënë mundësi të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme.

I ndërgjegjshëm për përplasjet e shkuara me administratën amerikane të Presidentit Trump dhe në mënyrë të veçantë me Richard Grenell, i cili pritet të ketë Kosovën në portofolin e tij si i dërguar special i Presidentit të SHBA-ve, Kurti po kërkon një mandat të ri qeverisës prej 500 mijë votash.

Pikëpyetja mes vëzhguesve të zhvillimeve politike në Prishtinë nuk është nëse Vetëvendosje do të fitojë shumicën në zgjedhje, por nëse kjo e fundit do të gjenerojë mjaftueshëm mbështetje për të qeverisur e vetme, si në katër vitet e shkuara.

“Zgjedhjet nuk janë zgjedhje të zakonshme, por një referendum historik për të qeverisur cep më cep,” i tha Kurti mijëra mbështetësve të mbledhur në Prishtinë të premten.

“Kosova është vendi ynë, 9 shkurti është vendimi ynë,” theksoi ai gjatë fjalimit të tij. “Na priftë dhe na përcjelltë e mbara, drejt fitores së madhe me 500 mijë vota,” përfundoi ai./BIRN

albin kurti grenell zgjedhje kosove

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria