21 Mars 2025, 14:12
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn. Berisha tha se emërimi i Anuela Ristani si kryetare e komanduar është antikushtetues. Ai shtoi nga ana tjetër se Veliaj në qeli firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Rikthehemi tek çështja e ditës. Çështja e ditës është seria e fundit e Narcosit, që zhvillohet në godinën e qeverisë, bashkisë Tiranës dhe qelitë e burgut qeveritar në Durrës. Zhvillohet një skenar që as në filma nuk do mund të ishte i tillë. Një skenar me habira, me çudira, të denja për çdo puntatë të Narcosit. Në puntatën e fundit pra, çfarë ndodh? Ndodh që Erion Veliaj ka shndërruar qelinë në zyrën e bashkisë. Erion Veliaj aty firmos dhe vulos sikur të ishte në zyrën e bashkisë. Se si mund të ndodhë kjo e di vetëm regjizori.
Sikur të jetë në ‘susam hapu’ apo në urdhër të peshkut. Por kjo nuk është esenciale. Esenciale është se ai për arsyet e veta paraqet para shqiptarëve një dokument me firmë ku i delegon firmën një punonjëse të besuar të bashkisë që quhet Sara Goxhaj. Në një kohë kur 5 ditë më parë Edi Rama i kishet besuar firmën e Erion Veliajt një Anduela Ristanit. Zonja Ristani doli dje në një media dhe u betua e stërbetua se ajo nuk është njeriu i Edi Ramës. Unë nuk mund të them asgjë, por pyetje do ti shtroj zonjës Ristani: Nëqoftëse ti, nuk je njeri konfidente e Edi Ramës, si pranon ti urdhërin antikushtetues të Edi Ramës.
Se kush do të drejtojë bashkinë ka tagër të plotë të përcaktojë këshilli bashkiak me Kushtetutë. Dhe në një mënyrë apo një tjetër, kjo e delegimit të firmës është e drejtë personale e atij që beson firmën, se firma nuk i jepet kujtdo. Pra rezulton se zonja Ristani e cila betohet se nuk është konfidente e Edi Ramës, dhe mund të mos jetë se nuk e njoh, por zonja Ristani pranon emërimin e saj antikushtetues në krye të bashkisë nga Edi Rama. Ajo këtë emërim duhet ta kërkonte sipas kushtetutës nga Këshilli Bashkiak.
sali berisha
Politike
21 Mars 2025, 14:06
B.Z
Ristani, Rama, Veliaj
TIRANË - Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur këtë të premte sh...
Politike
21 Mars 2025, 14:02
B.Z
Vjosa Osmani
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me deklaratat e Serbinë mbi aleancën ushtarake Shqi...
Politike
21 Mars 2025, 13:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&eu...
Politike
21 Mars 2025, 13:19
E. D
Sali Beirsha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të PD për kultur&e...
Politike
21 Mars 2025, 13:23
B.Z
KQZ
TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpërndajë për partitë politike një shumë monetare prej 1.3 ...
Politike
21 Mars 2025, 13:10
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. Rama ...
Politike
21 Mars 2025, 12:56
B.Z
Hashim Thaçi
KOSOVË - Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të ...
Politike
21 Mars 2025, 13:01
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion. ...
Politike
21 Mars 2025, 12:52
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Lulzim Bashën që t&eum...
Politike
21 Mars 2025, 12:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në aktivitetin ku u prezantua raporti i GRECO-s për Shqipërinë ...