LIVE UPDATES
Politike

Çështja CEZ-DIA, Meta në Prokurorinë e Posaçme, VOA: Denoncimet për korrupsion të qeveritarëve aKtualë janë bërë mal

Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.

22 Shkurt 2023, 20:57 Nga DOSJA
Çështja CEZ-DIA, Meta në Prokurorinë e Posaçme,
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

TIRANË- Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve. Zoti Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili u dënua me burg në vitin 2017. Ashtu si dhe më parë, edhe sot ai hodhi poshtë çdo pretendim për implikimin e tij në këtë çështje, duke folur për veprime me sfond politik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.

Ish ministri i Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti e akuzoi atëherë zotin Meta se kishte ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Një përgjim i Prokurorisë, e cila po hetonte Ismailajn që në vitin 2008, zbulonte një komunikim telefonik përmes sms-ve, që sipas dokumentit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ngrinte dyshime për marrëdhënie parash mes zoti Meta dhe Ismailajt.

Një shkrim i botuar po në atë kohë nga BIRN, citonte dokumentat e studios ligjore që mbronte interest e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave "një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes CEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s". Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumenta. Por më pas vetë studio ligjore saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.

Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. "Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk I kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015, duke iu drejtuar opozitës.

Edhe sot, në dalje pas 3 orësh qëndrim në Prokurorinë e Posaçme zoti Meta tha se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n: “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, sepse kjo ishte një çështje, jo vetëm e CEZ-it, por kjo marrëveshje është bërë në kohën që Ilir Meta nuk ishte ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lloj raporti as me CEZ-in dhe askënd tjetër”.

Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi I partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro te inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh ai.

Zoti Meta deklaroi se po harxhohet kohë me një cështje të mbyllur, ndërkohë që sipas tij, dosjet me denoncimet për korrupsion të qeveritarëve atualë janë bërë mal në Prokurorinë e Posaçme.

Marrë nga VOA

ilir meta

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen