LIVE UPDATES
Politike

Evi Kokalari: Me dhunë apo drejtësi vulën e PD do ta marr

Ajo akuzon drejtpërdrejt Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, si Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, duke i cilësuar si një pakicë që ka marrë peng partinë dhe që kanë dëmtuar demokratët.

3 Maj 2026, 11:20 Nga I.A
Evi Kokalari: Me dhunë apo drejtësi vulën e PD do ta marr
Evi Kokalari

TIRANË- Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas skualifikimit tw saj nga gara për drejtimin e Partisë Demokratike. Në një reagim publik, Kokalari thekson se, ndryshimet në statut janë bërë pasi ajo shpalli kandidimin, duke i cilësuar si shkelje flagrante të të drejtave dhe demokracisë.

Kokalari thekson se bazuar në të ashtuquajturin “neni Basha”, Berisha nuk është më kryetar i PD-së. Ajo akuzon drejtpërdrejt Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij, si Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, duke i cilësuar si një pakicë që ka marrë peng partinë dhe që kanë dëmtuar demokratët.

Kokalari pretendon se ka refuzuar më herët një ofertë për postin e nënkryetares së PD-së dhe se përplasja e saj me Berishën nisi për shkak të kundërshtimit të korrupsionit të brendshëm në parti.

Vulën me dhunë s’e mban dot. Siç ia dhashë, do t’ia marr… me diplomaci, dhunë apo drejtësi”, shkruan Kokalari.

Postimi i Plotë:

Kuptoni që unë nuk jam skualifikuar nga gara. Sali Berisha nuk më skualifikon dot, sepse ka të njëjtat të drejta si unë (bashkëthemelues), dhe, s'ka asnjë autoritet mbi mua, dhe “neni Basha” e skualifikon atë komplet nga kjo garë. Në fakt, në bazë të nenit Basha, Berisha nuk është më kryetari i Partisë Demokratike! Rregullat i ka thyer ai, Berisha, jo unë. Deri në momentin që vendosi të hapë garën, nuk kishte asnjë nen që më skualifikonte të hyja në këtë garë. Ndryshimi i statutit pasi e bëra publike kandidimin është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bëhet pikërisht sepse kam luftuar korrupsionin e brendshëm partiak. Po të kisha mbyllur gojën, siç bën pakica në atë parti, Berisha vetë do të më vinte si kryetare. E them këtë, meqenëse në atë kohë më ofroi pozicionin e nënkryetares dhe e refuzova. Por lufta ime nisi kur ky korrupsion dëmtonte shumicën e demokratëve; prandaj dhe kjo luftë ishte kundrejt pakicës (Berisha-Noka-Vokshi-Kellici), sepse ajo pakicë e mori PD-në peng, pasi bëmë gjithë atë luftë për t’ia marrë Bashës.

Personalisht nuk i jam kthyer kurrë kundër PD-së, por vetëm Sali Berishës, Albana Vokshit, Belind Këlliçit, Flamur Nokës, që janë koka e krimit partiak dhe kanë vjedhur masivisht çdo demokrat të ndershëm në atë parti. Këta, në një formë apo në një tjetër, do ta paguajnë… të gjithë, pa përjashtim! Mendon Berisha vërtet që ne të gjithë luftuam Bashën që këta të çmendur të bëjnë ç’të duan dhe ta përdorin partinë për veten e tyre dhe për afera korruptive, si “kulla e malit” në kurrizin tonë?

MJERANE!!
-Berisha atë parti e mori prej meje. Pikë.
-Pse? Sepse sinqeriteti im dhe angazhimi im me fushatën e Trump, që shumë e kishin ndjekur, ngritën mbështetjen dhe shpresën në maksimum kur i dola në krah. Pikë.
-Berisha ishte i vdekur politikisht dhe i tillë është akoma. Pikë.
-Vulen me dhunë s’e mban dot. Pikë.
Por mashtrimet publike janë të turpshme, kështu që bën mirë të heshtë.
Kam qenë konsistente në ç’kam thënë dhe bërë.

Në foltore kam folur vetëm për pluralizëm dhe meritokraci. Atë foli edhe Berisha, por ai mashtroi. Unë jo. Këto fakte janë mbuluar masivisht nga media në atë kohë dhe luftën time për të mbrojtur meritokracinë e çdo demokrati nuk e mohon dot njeri. Në fakt, në maj të 2022 e kam kuptuar që këta mashtruan dhe më poshtë gjeni dy mesazhe nga maj–qershor 2022, ku i them klanit të Berishës që kjo nuk ishte ajo për të cilën ramë dakord kur i dhashë mbështetje fillimisht dhe publikisht (foto më poshtë). Si e tillë, lufta ime kundër tyre ishte mëse e justifikuar dhe e drejtë. Më duhet të shtoj gjithashtu që demokratët e PD-së, të cilët sot heshtin kur kjo padrejtësi më bëhet mua, duhet t’ju vijë turp, sepse është e pamundur të keni harruar luftën time kundër këtyre mostrave për të mbrojtur të drejtat tuaja. Sot ju të gjithë duhet të ishit në anën time, sepse keni qenë dëshmitarë të luftës që kam bërë për t'i mbrojtur ato dhe e kam bërë vetëm disa javë pasi kisha refuzuar postin e zv. kryetares. Pra, pa asnjë interes personal!

Sot kthehem pikërisht për ta shpëtuar PD-në që ju të gjithë e përmendni dhe e diskutoni, por s’keni guximin të tregoni një fije dinjiteti dhe mbështetje për ata që luftojnë për ju, ndërkohë që vazhdoni të jeni viktima të atyre që ju abuzojnë masivisht për interesat e tyre personale dhe familjare. Gjithsesi, kjo më ndan mua nga ju të gjithë – forca e karakterit dhe integritetit. Si e tillë, unë vulën Berishës, siç ia dhashë, do t’ia marr… me diplomaci, dhunë apo drejtësi, si t’ia dojë atij qejfi – por Sali Berisha këtë betejë NUK E FITON. Për sa i përket komenteve të Berishës se disa janë të PS-së, s’jam e qartë për kë flet, por Edi Rama ka kohë që më ka bllokuar, sepse jam e vetmja që kam ngritur alarmin si për Sazanin dhe kontratën e fundit që kanë bërë me kompani greke, ku morën pjesë ish-miqtë e mi.

Berisha ndërkohë mbylli gojën për këto afera, sepse do që qeveria Trump t’i heqë sanksionet, dhe s’kupton që edhe Sazani dhe kontrata e fundit kanë shkuar si çështje në një nga komisionet e Kongresit, që drejtohen nga demokratët; pra, kusur këtyre marrëveshjeve s’do t’u lënë. Lufta ime kundër korrupsionit gjithashtu vazhdon të jetë konsistente si kundër Berishës, Ramës, apo edhe shumëkujt në rrethin e Trump-it. Kompromis me integritetin s’kam bërë kurrë. Si e tillë, kam me vete drejtësinë dhe shumë mbështetje në SHBA, pavarësisht se disa i blini ju nga Shqipëria – Berisha me milionat e Shkëlzenit dhe Rama me pronat e popullit. Të dy këta të njëjtin fund do të kenë. Kaq jua garantoj!

evi kokalari

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë