LIVE UPDATES
Politike

Firmos Rama, ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye të SASPAC

Emërimi i saj përveçse një influencë e ministres Mirela Kumbaro, ngjan të jetë edhe një dorë e zgjatur e Ilir Beqajt për të pasur akses te kjo agjenci ndonëse është larguar për shkak të aferës që hetohet nga SPAK.

15 Dhjetor 2023, 15:04 Nga r.ll
Firmos Rama, ish-asistentja e Kumbaros zëvendëson Beqajn në krye
joana suli

TIRANË- Rreth 10 ditë më parë Lapsi.al raportoi për garën fasadë për zëvendësuesin e Ilir Beqajt në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sot Edi Rama ka firmosur emrin e drejtorit të paracaktuar të këtij institucioni. Ajo është Joana Suli, për të cilën u shpall me urgjencë vendi vakant ditët e festave të nëntorit. Njoftimi paraprak u fshi nga faqja e Kryeministrisë sëpse duhej të ndryshonin kriteret në mënyrë që t’i hapej rruga Sulit.

Fillimisht kriteri për të qenë në krye të kësaj agjencie ishte përvoja prej 15 vitesh punë në pozicione drejtimi. Më pas u sajua një VKM e re që ulte këto vite nga 15 në 7 vite, enkas për t’ju përshtatur drejtueses së paracaktuar nga Edi Rama. Dhe kështu ndodhi, njoftimi u ripublikua me kriteret e reja dhe Suli u shpall fituese e “konkursit” qeveritar.

Në rreth 7 vite përvojë pune, më shumë se gjysmën prej tyre ajo i ka si asistente në paradhomën e Mirela Kumbaros te Ministria e Kulturës e më pas koordinatore te Bashkëqeverisja. 30-vjeçarja nga Durrësi në korrik të këtij viti u emërua drejtoreshë te Agjencia e Hartimit të Programeve të Veçanta të Shtetësisë në Ministrinë e Brendshme. Me rreth 6 muaj përvojë si drejtuese e një agjencie modeste, Joana Suli do të menaxhojë këtej e tutje miliona euro fonde nga programet ndërkombëtare.

Emërimi i saj përveçse një influencë e ministres Mirela Kumbaro, ngjan të jetë edhe një dorë e zgjatur e Ilir Beqajt për të pasur akses te kjo agjenci ndonëse është larguar për shkak të aferës që hetohet nga SPAK. Vetë Beqaj e Kumbaro kanë një raport të afërt me njëri-tjetrin dhe çuarja e emrit të Joana Sulit te Edi Rama është një lëvizje e koordinuar e tyre.

Ndërkohë siç ka raportuar Lapsi.al më herët, Ilir Beqaj përpara se të largohej nga SASPAC, ndryshoi strukturën e agjencisë për të emëruar në pozicionet kyçe njerëzit e tij të besuar në mënyrë që të vijojë te ketë akses në shpërndarjen e projekteve miliona euro.

Altin Zeqo, një ish-vartës i Beqajt kur ky drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë dhe me dijeni për procedurat e koncensionit të sterilizimit, u emërua në krye të Programeve të Fondeve që BE alokon për institucionet shqiptare.

Edhe pozicionet e tjera në strukturën e agjencisë u ndryshuan dhe u kopsitën në mënyrë të atillë që njerëzit e tij, kryesisht bashkëpunëtorë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe personazhe që punuan me të në fushatë, të merrnin pozitat kryesore në këtë institucion. Prezantimi i Joana Sulit në krye të SASPAC do të bëhet javën e ardhshme./ LAPSI.al

edi rama joana suli ilir beqaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen