12 Shtator 2025, 09:52
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i PD Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët liberator, është i shtypur.
Duke folur për situatën aktuale politike në vend, Berisha tha se idealet për të cilat Hajdari luftoi janë më të rëndësishme dhe aktuale se kurrë.
"Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë.
Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë.
Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica.
Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë. Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Shtator 2025, 22:43
E. D
kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, 12 shtator, në orën 10:00. Deputetët e PS-së dh...
Politike
12 Shtator 2025, 08:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto-albumin me anëtarët e rinj të kabinetit. Me anë t...
Politike
11 Shtator 2025, 22:12
E. D
Edi Rama
TIRANË- Agjencia amerikane e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull vendit tonë, lidhur me Diellën që kryeministri Ed...
Politike
11 Shtator 2025, 21:26
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën...
Politike
11 Shtator 2025, 19:22
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, u përball me kritika nga organizatat që mbrojnë të drej...
Politike
11 Shtator 2025, 18:40
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur të drejtë vendimin e liderit të opozit&eum...
Politike
11 Shtator 2025, 18:22
E. D
pamje nga takimi
BRUKSEL- Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar p...
Politike
11 Shtator 2025, 18:15
E. D
Igli Hasani
TIRANË- Igli Hasani ka reaguar, pasi ai nuk do të jetë në krye të Ministrisë së Jashtme, por...
Politike
11 Shtator 2025, 17:41
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Ulsi Manja ka deklaruar se është kënaqësi që detyrën si ministër i Drejtësis&eum...
Politike
11 Shtator 2025, 17:20
E. D
Edi Rama
TIRANË- Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministër të IA-së...