Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së saj Balluku prezantoi progresin e Shqipëria në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe portet.
STAMBOLL- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes që është mbajtur në Stamboll. Gjatë fjalës së saj Balluku prezantoi progresin e Shqipëria në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe portet.
Sipas saj Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje për bashkëpunim për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone që janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve.
"Nën ombrellën e Qeverisë turke dhe me kujdesin e veçantë të Presidentit Erdogan, u zhvillua Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes. 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota morën pjesë në këtë event të rëndësishëm vjetor, i cili sjell bashkë vendet europiane me eksperiencën e tyre të çmuar përsa i përket kornizave rregullatore dhe projekteve me fizibilitet të lartë, si dhe vendeve nga Azia dhe kontinentet e tjera, që sjellin eksperiencën e tyre në projektet e guximshme dhe teknologji të avancuar.
Panele me prezencë të ministrave për trajtimin e çështjeve më sensitive janë zhvilluar para një publiku të gjerë për të folur qartë e hapur për sfidat që përballen sot qeveritë, përsa i përket transportit dhe ndërlidhjes multimodale në tërësi, teknologjisë së re që avancon çdo ditë dhe që kërkon angazhim nga të gjithë aktorët e transportit. Elektrifikimi i hekurudhave, flotat e reja të automjeteve elektrike, portet e gjelbra dhe të lidhurat me portet e thata dhe mbi të gjitha projekte me përfitim rajonal janë diskutuar, pasi transporti nuk ka më kufij.
Kam prezantuar me këtë rast progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në fushën e transportit rrugor, aviacionit civil, si dhe kam prezantuar projektet e reja që lidhen me portet, me ato porte, të cilat e kanë futur Shqipërinë në një listë tjetër, në një listë të vendeve të zhvilluara.
Forumi Global për Transportin dhe Ndërlidhjen ka shënuar një tjetër thirrje të këtij komuniteti për bashkëpunim të qenësishëm për projekte të bashkërenduara që lidhin vende dhe rajone, madje edhe kontinente dhe mbi të gjitha këto instrumente të ndërlidhjes janë jo vetëm në dispozicion të ekonomisë, tregtisë, por janë dhe në shërbim të qytetarëve.
Nga ana tjetër, ato janë njësi të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme të sigurisë botërore. Në ditët e sotme, kur padyshim siguria është në rendin e parë të listës së çdo qeverie, transporti, ai multimodal është i rëndësishëm dhe është jetësor," tha ajo.
foto ilustruese SHKUP- Një takim mes liderëvë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hën&eu...
erion veliaj TIRANË- Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojn&e...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një...
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë p&...
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, ...
nigel farage, edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit...
edi rama TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se...
Kurti KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pje...
erion veliaj TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...