LIVE UPDATES
Politike

"Gabimi im, toleranca ndaj skemave piramidale"/ Berisha: Nuk kam ndërmend asgjësimin e SPAK, por do ti drejtohem Komisionit të Venecias...

Berisha tha se nuk ka ndërmend asgjësimin e institucionit të akuzës, por do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me atë që e quajti “karakteri politik i prokurorisë”.

28 Shkurt 2025, 22:17 Nga B.Z
"Gabimi im, toleranca ndaj skemave piramidale"/ Berisha: Nuk kam
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të premte mbi zhvillimet më të fundit politike në vend. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u pyet ku ka gabuar gjatë qeverisjeve të tij. Ai veçoi skemat piramidale dhe ligjin për pronën. Berisha u shpreh se ai mbetet gabimi i jetës së tij, ndërsa shton se për këtë ka dhënë zgjidhje politike.

“Çdo natë bëj bilancin e ditës, ku gabova, që të mos i përsëris. Së pari, kështu jam tokësor. Ka dy kategori, janë disa si puna ime që besojnë se nuk ka të pagabueshëm. Por bazuar në këtë më jep mundësinë të tejkaloj veten time. Po të marrim momente të veçanta, toleranca e skemave piramidale. Ai mbetet gabimi i jetës time dhe për këtë kam dhënë zgjidhje politike. Ligji i tokës, 7501, ishte i drejtë për kohën. Por u tejkalua dhe desha të ndërhyj. Bullgarët kishin të njëjtin ligj me ne dhe e rishikuan. Nuk e bëra për një kompleks arsyesh",- u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh ndër të tjera se nëse opozita vjen në pushtet, në Shqipëri fondacioni i George Soros do të mbyllet.

“Flasim për mbylljen e fondacionit. Ligji i desorisifikimit po përgatitet.” – tha Berisha.

Teksa po fliste mbi SPAK dhe rolin e ktëj institucioni në vend, Berisha deklaroi se Prokurroria e Posaçme sot nuk ka nga askush kontroll institucional dhe sipas tij, ky është gabimi kryesor. Ai tha se nuk ka ndërmend asgjësimin e institucionit të akuzës, por do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me atë që e quajti “karakteri politik i prokurorisë”.

“Nuk kam pasur kurrë ndërmend asgjësimin e një institucioni të rëndësishëm akuze. Por prokuroria politike është prokurori diktature. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e njëjta prokurori që dënonte kundërshtarët, dënonte edhe ordinerët. Nëse dënohen me fakte, prova dhe dokumente. Kjo prokurori nuk ka kontroll. Askush nuk e kontrollon. Unë e kam fjalën për kontroll institucional. Kjo prokurori ka një problem të tmerrshëm, kontrollon telefonat e gjykatësve ku dërgon dosjet. Në aplikacionet e mia vijnë mesazhe të aferave që nuk kanë asnjë punë të gjykatësve. Nuk duhet kurrsesi që këta të kenë fuqi të ndjekjes dhe persekutimit të gjykatësve që çojnë dosjet. Këto duhen ndryshuar. Por, duhen ndryshuar në mënyrë të shpejtë. Atëherë unë bashkoj votat me Komisionin e Venecias. Unë do t’u them hajde bëjmë një bilanc. Janë 150 mijë dosje. 62% e popullatës së burgjeve është në paraburgim. Janë disa gjëra që kjo reformë kërkoi ndërhyrje emergjente. Shmanget karakteri politik i prokurorisë. Ne kemi pasur Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Task Force, por kanë qenë të gjitha nën kontrollin institucional. Nuk kthehemi te ai sistem.” – tha Berisha.

sali berisha spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet