All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Lista e rimbursimeve do pësojë ndryshime"/ Berisha: PD paketë emergjence për zhdukjen e varfërisë në Shqipëri

Berisha shprehet se PD ka përgatitur një paketë emergjence që sipas tij synon të minimizojë varfërinë në vend. Teksa ka listuar disa nga premtimet që synon të arrijë, Berisha shprehet se përmes kësaj pakete do të çlirohet sipas tij shoqëria nga dhimbjet e skamjes.

28 Shkurt 2025, 20:03 Nga B.Z
"Lista e rimbursimeve do pësojë ndryshime"/ Berisha: PD
Takimi
All - Paragraf - 1

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Çështjet sociale dhe tregun e punës’.

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Berisha shprehet se PD ka përgatitur një paketë emergjence që sipas tij synon të minimizojë varfërinë në vend. Teksa ka listuar disa nga premtimet që synon të arrijë, Berisha shprehet se përmes kësaj pakete do të çlirohet sipas tij shoqëria nga dhimbjet e skamjes.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra është një shoqëri me një hendek të tmerrshëm.

Një shoqëri, e cila është në fakt në shpërbërje në këtë gjendje.
Ndaj dhe ne po përgatisim paketën e emergjencës, e cila tre muajt e parë do të zhdukë varfërinë e skajshme nga Shqipëria.
Varfërinë e skajshme, çdo vend i lirë, i grupit të vendeve me të ardhura si ne, e ka zhdukur.
Nuk e pranon, e përjashton nga shoqëria. Si e përjashton? Duke dhënë para, duke paguar, duke shpërndarë më mirë të ardhurat.
Shumë thjesht, do i japësh qytetarit atë mbështetje, atë pension, atë ndihmë ekonomike që e mbron nga varfëria ekstreme.
Ndaj dhe ne, 3 muajt e parë do vendosim minimumin jetik 200 euro.
Nuk është një shumë e madhe, por shoqëria në Shqipëri nuk ka më varfëri ekstreme me këtë.
Sot duhet ta dimë, 57 përqind e pensioneve janë të pjesshme. Tani nuk ka, tani ka minimum jetik 200 euro.
Ka rritje të pensionit mbi 200 euro me 20 përqind.
A është kjo tamam? Jo, nuk është tamam kjo. Se ai që është me 200 euro, nuk ka pse të blejë kafshatën me të njëjtin çmim si ai me 2 mijë euro.
Ai do ketë kartën e konsumatorit me të cilën do i kthehet mbrapsht e gjithë TVSH-ja që i paguhet për ushqimet, 20 përqind.
Pra, nuk do marrë bonuse që thotë ky, jo mo jo, kjo kartë është e barabartë me tre pensione në vite.
Pensionistët pra do kenë edhe kartën e konsumatorit.
Lista e rimbursimeve do pësojë ndryshime absolutisht bazuar totalisht në nevojat dhe kërkesat e tyre.
Sigurisht ata kanë më shumë nevojë për ilaçe. Ata kanë nevojë për shumëllojshmëri ilaçesh.
Ajo listë do rishqyrtohet dhe do plotësohet me urgjencë. Me rimbursim të plotë!
Sot, ka pensionistë që as ilaçet e dy javëve nuk i blejnë dot me pension. Çfarë bën ai? Nuk mjekohet. Ai rri në mëshirë të fatit. Të shkojë sa të shkojë. Kjo merr fund.
Askush të mos ketë as dyshimin dhe as shqetësimin më të vogël për fondet. Fondet janë që të gjitha.
Ne nuk do kemi buxhet 8 miliardë se ne do ia lëmë biznesit. Ne do ulim taksat. Por ne me 4 miliardë që e kishim buxhetin dyfishuam rroga dhe pensione dhe ndërtuam atë infrastrukturë që ndërtuam.
Natyrisht skema e pensioneve ka domosdoshmëri të reformohet, të konsolidohet. Kolona e dytë, kolona e tretë dhe me radhë.
Por ky është një proces disavjeçar, shumëvjeçar.
Ne nuk do presim frytet e asaj. Jo, ne do shpërndajmë të ardhurat buxhetore duke vendosur qytetarin të parin.
Rrogën minimale, si fillim 500 euro. Do shkojë drejt rritjes. Pasojat e rritjes së rrogës minimale, do kompensohet me uljen e taksave. Por qytetarët do marrin një rrogë për të përballuar jetën.
Çmimi i energjisë për pensionistët dhe në tërësi do jetë 7 lekë.
Qiratë e ndërtesave sociale. Një pensionist deklaronte një ditë, që unë marr 130 mijë lekë pensionin, 62 mijë lekë i lë qira në banesën sociale. Imagjinoni ju si e mbyll muajin ky pensionist? Kjo merr fund. do jenë simbolike. Nuk them që do jenë zero, por do jenë absolutisht simbolike.
Në këtë mënyrë ne çlirojmë shoqërinë nga dhimbjet e skamjes.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë