LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria me çmime stratosferike"/ Berisha: Pensionet të barabarta me pagesën që bën gjermani për qenin e shtëpisë

Berisha shprehet se nëse krahasojmë dy periudhat, çmimet e pensioneve në Shqipëri në vitet 2005-2013, në raport me çmimet në BE, jo vetëm që nuk ndoqën trendin e tyre, por në raport me ato çmime, çmimet në Shqipëri ranë. Kurse këto vite, çmimet e ushqimeve në raport me çmimet në BE, sipas Berishës janë rritur me 30 përqind.

28 Shkurt 2025, 19:47 Nga B.Z
"Shqipëria me çmime stratosferike"/ Berisha: Pensionet
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Çështjet sociale dhe tregun e punës’.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot Shqipëria po përballet me çmime stratosferike, dhe me pensione sipas tij pothuajse të barabarta me pagesën që bën gjermani për qenin e shtëpisë.

Berisha shprehet më tej se nëse krahasojmë dy periudhat, çmimet e pensioneve në Shqipëri në vitet 2005-2013, në raport me çmimet në BE, jo vetëm që nuk ndoqën trendin e tyre, por në raport me ato çmime, çmimet në Shqipëri ranë. Kurse këto vite, çmimet e ushqimeve në raport me çmimet në BE, sipas Berishës janë rritur me 30 përqind.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mund t’u jap plot shifra të tjera. Po çfarë ndodhi?

Ndodhi që pensionistët, të cilët merrnin në vitin 2013 një pension mesatar 145 mijë lekë, sot marrin 160 mijë. Në atë kohë, ata merrnin më shumë se të gjitha vendet e rajonit.
Sot, pensioni në Mal të Zi është 450 euro.
Sot, në Maqedoni është 400 euro.
Në Serbi mbi 400 euro.
Në Bosnje-Hercegovinë, 300 e ca euro.
Në Kosovë, 190 euro.
Pra, në Shqipëri 160 euro.
Por, në qoftë se e krahasojmë dy periudhat, çmimet në Shqipëri në vitet 2005-2013, në raport me çmimet në BE, jo vetëm që nuk ndoqën trendin e tyre, por në raport me ato çmime, çmimet në Shqipëri ranë.
Kurse këto vite, çmimet e ushqimeve në raport me çmimet në BE, janë rritur me 30 përqind.
Pra, Shqipëria me çmime stratosferike dhe me pensione pothuajse të barabarta me pagesën që bën gjermani për qenin e shtëpisë. Gjermanët japin 130 euro për kafshën e shtëpisë, për qenin.
A ishte kjo mundësia? Kurrë nuk është kjo mundësia.
Po pse Mali i Zi të trefishojë pensionet? Çfarë ka? Rezerva, potenciale ekonomike shumë më të pakëta se Shqipëria.
Pse Maqedonia të trefishojë pensionet? Pse Serbia të trefishojë pensionet?
Ka vetëm një shkak, sepse bëhet një shpërndarje e buxhetit, e cila e konsideron qytetarin, e cila respekton dinjitetin e tij, e cila bën gjithçka t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.
160 euro ka qenë paga minimale e rumunëve në vitin 2013, kur këtu ishte 180 euro. Sot paga minimale në Rumani është 830 lej, pra është afërsisht 800 euro.
Kurrë ndonjëherë nuk ka ekzistuar një grup njerëzish më amoralë në raport me qëndrimin ndaj qytetarit, se sa këta qeveritarë.
Si mundet? Si mundet ti të lësh qytetarët e tu në këtë mjerim ekonomik?
T’u lësh alternativë të vetme largimin nga Shqipëria.
Nuk po ndalem në fusha të tjera, se ato dihen.
Mos të raftë ndonjë sëmundje e rëndë, sepse të merr sëmundja nga mungesa e ilaçeve, jo se nuk mjekohet. Se ilaçe nuk ka.
Se ata që duhet të sigurojnë ilaçet, duhet të firmosin marrëveshje me X spital. Gënjeshtarë të shpifur.
Po ç’punë ka marrëveshja me ilaçet që i duhen Spitalit Onkologjik? Dihet që kushtojnë, por pa diskutim do i blesh ato.

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen