16 Shtator 2022, 20:38
Nga k.m.
SPAK
TIRANË- Emri i pasuesit të kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja është një nga çështjet më të rëndësishme në vend. Pas mbarimit të mandatit të Krajës, do të duhet që të zgjidhet pasuesi i tij, por deri më tani nuk ka asnjë kandidatë. Megjithatë “Euronews” ka publikuar sot një lajm, ku shkruhet se Klodian Braho dhe Edvin Kondili janë dy nga prokurorët që mund të pasojnë Krajën.
“Të dy prokurorët nuk i kanë zyrtarizuar ende kandidaturat e tyre, por kanë afat brenda 45 ditëve. Gazetari Eni Ferhati raportoi se kandidatët për kreun e SPAK duhet të dorëzojnë pranë KLP-së platformën e tyre,”-shkruhet ndër të tjera në artikullin e publikuar sot.
Pas publikimit të lajmit, një reagim erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka komentuar çështjen e emrave që ende nuk janë zyrtarë. Sipas tij, lajmet për përcaktimin e kreut të ri të SPAK nga qeveria janë shqetësuese.
“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!,”-shkruan Bardhi.
6 prokurorët e SPAK kanë kohë deri në fund të tetorit për të garuar, pasi sipas ligjit, Arben Kraja e ka të ndaluar të shfaqë kandidaturën për një mandat të dytë për 3 viteve në krye të kësaj ‘hetuesie’. Megjithatë ai mund të vazhdojë edhe për 6 vjet të tjera si prokuror pranë SPAK, për të plotësuar 9 vitet e mandatit. Pasi drejtuesi i ri të zgjidhet, më 19 dhjetor merr detyrën zyrtarisht.
arben kraja spak gara për kreun e spak gazment bardhi
Politike
16 Shtator 2022, 20:01
e.k
Andis Salla
CËRRIK- Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, "ethet" mes kryebashkiakëve aktuale kanë nisur dhe pyetja s...
Politike
16 Shtator 2022, 18:29
k.m.
Mark Hauptmann
GJERMANI- Ish-deputeti gjerman, Mark Hauptmann është përfshirë në një skandal në Shqipëri. Dy vit&eu...
Politike
16 Shtator 2022, 17:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbaj një bisedë me qytetarët ditën e nesërme. Me anë të nj&...
Politike
16 Shtator 2022, 17:04
k.m.
Enkelejd Alibeaj, Yuri Kim dhe Taulant Balla
TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas takimit që Yuri Kim pati sot më...
Politike
16 Shtator 2022, 16:34
F.M
Duke dalë nga Kryeministria
TIRANË- Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë p...
Politike
16 Shtator 2022, 16:07
I.A
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Komisioni Evropian për Fqinjësi Oliver Varhelyi ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashk...
Politike
16 Shtator 2022, 15:43
e.k
Ambasadorja Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj, është takuar sot me ambasadore...
Politike
16 Shtator 2022, 15:09
k.m.
Yuri Kim dhe Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi prej ...
Politike
16 Shtator 2022, 14:38
e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021...
Politike
16 Shtator 2022, 14:12
e.k
Flamuri shqiptar dhe flamuri i Bashkimit Europian
TIRANË- Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ar...