Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe vendet kandidate të mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.
TIRANË- Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ardhshme të ndihmës financiare të BE-së, e cila do të mbështesë reformat e Shqipërisë në lidhje me procesin e zgjerimit me rreth 600 milionë euro.
Në njoftimin e delegacionit të BE në vendin tonë thuhet se “Financimi i ri, i cili nuk do të ketë nevojë të shlyhet, do të drejtohet në një sërë sektorësh si reforma në drejtësi, mjedisi, energjia, zhvillimi i sektorit privat, bujqësia, punësimi dhe përfshirja sociale, qeverisja e mirë, decentralizimi, qeverisja vendore dhe shoqëria civile”.
"Ky ratifikim vazhdon partneritetin e fortë BE - Shqipëri, me një paketë të re dhe më të madhe për të asistuar qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim si dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë”, shprehet Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.
Kjo asistencë e para-anëtarësimit mbështet vendet kandidate për në BE dhe vendet kandidate të mundshme për miratimin dhe zbatimin e reformave kyçe politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe për t’u përafruar në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE-së.
“Hapja e negociatave të anëtarësimit këtë verë ishte një moment historik në marrëdhëniet BE-Shqipëri, por lidhja jonë ka qenë gjithmonë shumë e fortë. Për vite me radhë, BE-ja ka qenë mbështetësi më i madh i reformave në Shqipëri duke ofruar pothuajse 100 milionë Euro në vit për programe në fusha si reforma në drejtësi, bujqësia dhe shumë fusha të tjera që prekin jetën e qytetarëve shqiptarë. Ky ratifikim e vazhdon këtë partneritet të fortë me një paketë të re dhe më të madhe mbështetjeje për ta ndihmuar qeverinë në procesin e zgjerimit në vitet në vijim, si dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të shqiptarëve”, shtoi Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.
Çfarë është IPAIII
IPAIII për periudhën 2021-2027 është fokusuar në prioritetet e procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas IPA III, programimi i asistencës së BE-së është programuar sipas pesë dritareve tematike, të cilat pasqyrojnë grupimet e kapitujve negociues. Dritaret tematike janë:
Dritarja 1: Sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe demokracia;
Dritarja 2: Qeverisja e mirë, përafrimi me acquis të BE-së, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe komunikimi strategjik;
Dritarja 3: Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme;
Dritarja 4: Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse;
Dritarja 5: Bashkëpunimi territorial dhe ndërkufitar.
Përveç kësaj, një sërë temash ndërsektoriale, të tilla si ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, shoqëria civile, barazia gjinore dhe qasja e bazuar në të drejtat, janë integruar dhe rrjedhimisht zbatohen në kuadrin e pesë dritareve.
Buxheti i ri IPAIII për periudhën programore 2021-2027 është mbi 14 miliardë Euro dhe mbulon Ballkanin Perëndimor si dhe Turqinë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga buxheti prej 10 miliardë Eurosh i fazës së mëparshme IPA (IPAII, 2014-2020).
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ai është dhe në dijeni të shumë informacioneve t...
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mb...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama teksa e ak...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë,...
Sali Berisha, kryetar TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria duhet të marrë në hetim Lulzim Bashën, pasi pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS dhe portali...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi s...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar hetim të ish-kreut të pD-së Lulzim Basha në lidhje me dosjen e lob...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka thë...