16 Shtator 2022, 15:09
Nga k.m.
Yuri Kim dhe Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi prej 6 orësh që ka zhvilluar me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në rrjetet e tij sociale, Balla tha se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Po ashtu, socialisti shtoi se Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë.
"Gjithmonë të frytshme takimet me Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi të zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, luftës kundër terrorizmit si dhe në qasjen e përbashkët mbrojtëse dhe reaguese ndaj sulmeve kibernetike. Jemi mirënjohës SHBA-ve dhe Ambasadës në Tiranë për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve që i kanë dhënë Shqipërisë në mënyrë të veçantë gjatë hartimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi si dhe në ngritjen e forcimin e kapaciteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë edhe në përmirësimin e kuadrit ligjor për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore. Rusia është e përfshirë prej kohësh në sulmet ndaj demokracisë në shumë vende përmes financimit të partive politike dhe aktorëve të tjerë. Kujtoj se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në dhjetor 2019 një Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”, duke i’u referuar pikërisht këtyre kërcënimeve dhe duke u kërkuar institucioneve marrjen e të gjitha masave mbrojtëse dhe parandaluese,"-tha Taulant Balla.
yuri kim taulant balla
Politike
16 Shtator 2022, 14:38
e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021...
Politike
16 Shtator 2022, 14:12
e.k
Flamuri shqiptar dhe flamuri i Bashkimit Europian
TIRANË- Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ar...
Politike
16 Shtator 2022, 13:08
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ai është dhe në dijeni të shumë informacioneve t...
Politike
16 Shtator 2022, 13:03
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë...
Politike
16 Shtator 2022, 12:52
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mb...
Politike
16 Shtator 2022, 12:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama teksa e ak...
Politike
16 Shtator 2022, 12:45
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë,...
Politike
16 Shtator 2022, 12:22
f.g
Sali Berisha, kryetar
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Prokuroria duhet të marrë në hetim Lulzim Bashën, pasi pë...
Politike
16 Shtator 2022, 12:36
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS dhe portali...
Politike
16 Shtator 2022, 12:35
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi s...