Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më herët, prokurori i Posaçëm, Ols Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar një ankim të bërë nga eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë kallëzim penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim i detyrës", "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Pastrim i produktit të veprës penale" të kryer në bashkëpunim.Vendimi i siguaruar nga Dosja.al është firmosur nga gjyqtarja e posaçme, Flora Hajredinaj.
Më herët, prokurori i Posaçëm, Ols Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ndërkohë, Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.
VENDIMI I GJKKO:



Më 19 shkurt, eurodeputeti Fredi Beleri bëri një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, Artan Gaçit dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka. Beleri ka paraqitur kallëzim penal ndaj Jorgo Goros për veprën penale “Shpërdorimi detyrës”, “Falsifikimi i dokumentave, nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin”.
Më tej eurodeputeti paraqiti kallëzim penal ndaj Artan Gaçit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim. Për deputeten Olta Xhaçka ai bëri kallëzim penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kallëzim thuhej se Xhaçka, në cilësinë e deputetes dhe ministres, ka përfituar të drejta reale, siç mund të jetë uzufrukti, servituti, përdorimi, mbi pasuri publike, në konflikt interesi.
Sipas kallëzimit këto përfitime të saj nëpërmjet bashkësisë ligjore, vijnë në kundërshtim me detyrën shtetërore të ministres që ka mbajtur në kohën kur ka realizuar kontratat respektive, dhe atë publike të deputetit, për pasojë sipas kallëzuesit, Xhaçka ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi me mosveprim, nëpërmjet mosdhënies së dorëheqjes, ose moskryrjes së veprimeve për të shmangur konfliktin e interesit, ajo ka siguruar përfitime të cilat janë kanalizuar nëpërmjet bashkësisë ligjore të saj me bashkëshortin. Beleri kërkonte nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.
Më 13 mars gjykata dënoi me 3 vite e 1 muaj burg, Jorgo Goron. Me gjykim të shkurtuar, ky vendim u ul në 2 vite e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste dhe mosdeklarim pasurie. Gjykata i dha dënim plotësues Goros edhe me 5 vite heqje e të së drejtës për të ushtruar funksione publike.
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar sot se fushata elektorale do të hapet më 11 prill në...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në takimin me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e degëve se socialist&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e politikës n...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me drejtuesit politik t...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e degës nr. 9 në Tiran...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot para banorëve të njësisë numër 9 në kryeqytet se ...
Foto ilustruese KOSOVË- Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partit&e...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se me ardhjen e tyre në qeveri nuk do të ketë rroga nën 50...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjed...