20 Qershor 2025, 12:23
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyrë për në datën 26 qershor seancën për Ilir Metës. Kreu i PL-se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Ndërkohë më herët sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bëri me dije se Meta nuk do të merrte pjesë sot në seancë por do të përfaqësohet nga avokati i tij.
Ndërsa avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka deklaruar se prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Sa i përket shtyrjes së seancës avokati thotë se ka kërkuar që njihet me aktet që ka sjellë prokurori. Sipas tij nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme
"Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori. Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo. Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta. Pasuritë e ish presidentit Meta janë zero. Të shkojnë në hënë se mbase gjejnë ndonjë pasuri. Nga kërkimet që ka bërë SPAK ka kërkuar në Shqipëri, në BE, SHBA ka bërë letër porosi dhe Meta nuk posedon as pasuri të luajtshme as të paluajtshme. Po bëhet një inkuizicion ndaj presidentit të PL, për këtë duhet të shqetësoheni, ka 8 muaj në paraburgim," tha avokati.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.
ilir meta gjkko
Politike
20 Qershor 2025, 12:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës po vijon në pallatin e sportit Farije Hoti. Teksa ditë...
Politike
20 Qershor 2025, 12:07
I.A
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti Fatmir Xhafaj nuk e ka pritur mirë etiketimin e tij si profesor nga gazetarët ditën e sotme. Teksa ...
Politike
20 Qershor 2025, 12:04
alba kepi
Gjadri
Italia nuk heq dorë nga Pakti i emigracionit me Shqipërinë. Dhe pse numri i azilantëve që qëndrojnë në Gjad&...
Politike
20 Qershor 2025, 11:41
N.F
Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është p...
Politike
20 Qershor 2025, 11:30
N.F
Gjuriç
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik&rdquo...
Politike
20 Qershor 2025, 10:49
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të zhvillojë sot më 20...
Politike
20 Qershor 2025, 10:17
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komuniki...
Politike
20 Qershor 2025, 10:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto-albumin nga festa e ditëlindjes së 34-të Partisë Socialiste. Përmes...
Politike
20 Qershor 2025, 08:41
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-n...
Politike
19 Qershor 2025, 22:50
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot kryebashkiakut...