20 Qershor 2025, 11:41
Nga N.F
Xoxa
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, të lënë në fuqi nga Apeli i GJKKO ndaj saj.
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.
ajola xoxa
Politike
20 Qershor 2025, 11:30
N.F
Gjuriç
KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i ka cilësuar si “persekutim të hapur politik&rdquo...
Politike
20 Qershor 2025, 10:49
N.F
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të zhvillojë sot më 20...
Politike
20 Qershor 2025, 10:17
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka konfirmuar se institucionet e Kosovës janë në komuniki...
Politike
20 Qershor 2025, 10:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto-albumin nga festa e ditëlindjes së 34-të Partisë Socialiste. Përmes...
Politike
20 Qershor 2025, 08:41
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-n...
Politike
19 Qershor 2025, 22:50
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se kryeministri Edi Rama i ka dërguar sot kryebashkiakut...
Politike
19 Qershor 2025, 22:48
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se në asnjë vend të Europës nuk ndodh kurrë...
Politike
19 Qershor 2025, 22:05
foto ilustruese
TIRANË- 200 kuti janë hapur dhe rinumëruar në qarkun e Tiranës nga 1282 që janë gjithsej. Bëhe...
Politike
19 Qershor 2025, 22:04
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur edhe lidhur me qëndrimin e Shqipëris...
Politike
19 Qershor 2025, 21:56
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur sot për qëndrimin e Shqipërisë ...