Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë hedhur poshtë kërkesën e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, për modifikimin apo uljen e dënimit me tri vjet burgim.
Në një njoftim për media, gjykata e Kosovës në qytetin holandez, e njohur edhe si Gjykata Speciale, tha se kryetarja e saj, Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij.
Shala u dënua me tre vjet burgim në shkurt të këtij viti, si dhe me gjobë prej 400 eurosh, pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Atij iu mohua modifikimi apo ulja e dënimit pasi Trendafilova, pas konsultimit me gjykatësit e paneleve që kishin shqiptuar dënimin, erdhi në përfundim se Shala “nuk kishte shprehur keqardhje” për krimin.
Trendafilova do ta shqyrtojë modifikimin e mundshëm të dënimit të Shalës në shkurt, sipas njoftimit.
Shala është mbajtur në burgun e qytetit holandez nga 11 dhjetorit 2023, që nënkupton se atij i kanë mbetur vetëm edhe një vit nga vuajtja e plotë e dënimit prej tri vjetësh.
Shala ishte dënuar së bashku me dy të tjerë, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, ndaj të cilëve prokurorët e Gjykatës Speciale kishin aktakuzë për pengim të drejtësisë.
Bahtijari dhe Januzi u dënuan me nga dy vjet burgim.
Që të tre kishin arritur marrëveshje me prokurorët për pranimin e fajësisë.
Çfarë thoshte aktakuza për Shalën, Januzin e Bahtijarin?
Aktakuza e konfirmuar për tre të akuzuarit më 10 korrik të vitit 2023, thotë se në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023 Haxhi Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, kontaktuan një dëshmitar.
Më saktësisht, sipas aktakuzës, Ismet Bahtijari i bëri një vizitë dëshmitarit në shtëpinë e tij më 5 prill ndërsa Sabit Jonuzi bëri një vizitë më 12 prill.
Tutje në aktakuzë thuhet se dëshmitarit iu kërkua tërheqja e dëshmisë dhe iu ofruan benefite në këmbim.
Vepra në grup, sipas Prokurorisë, u krye nën direktivën e Haxhi Shalës./ REL
Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinj, deklaroi se mbi një të tretën e start up-eve në ve...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është e para në rajon për sh&e...
Rama, Balluku TIRANA- Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca ku pritet të vendoset nëse do të merret në shqyrtim padia ...
Sali Berisha TIRANË- Në një deklaratë për shtyp, diten e sotme, kreu i Partisë Demokratike solli në vë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nuk e ka ndjerë mungesa e Salianjit g...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se urimi i Ramës për Kreun e ri të SPAK, ishte ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Kreu i ri i SPAK u zgjodh sipas K...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se po ta kisha bërë ai vetë kl...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se prania e fuqishme ndërkombëtare k...
Foto Ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita është duke ripar&...