Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Kurti tha se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale, e cila e shtyu me dy muaj dhënien e vendimit për ish krerët e UÇK-së, nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen në 7 qershor në Kosovë. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka akses te kjo gjykatë.
Ai theksoi se Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Kurti tha se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë. Në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen në 7 qershor, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të kapërcejë edhe rezultatin e 28 dhjetorit.
“Sa i përket vendimit të Gjykatës Speciale që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj, vendimi i tyre, ne e morëm vesh njësoj sikurse të gjithë ju, për shkak se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Gjykatën Speciale. Gjykata Speciale nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë e në shërbim të të cilit thuhet se është. Edhe njëherë e theksoj, Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo për gjykata speciale. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe në pafajësinë e krerëve të UÇK-së, të luftëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë që të mbahen në burg, padrejtësisht në Hagë.
Besoj që qytetarët e Republikës e kanë kuptuar që çdo herë kur përpiqesh të ja vësh digën një rrjedhe socio-historike e politike qysh është Lëvizja Vetëvendosje, atëherë do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga është rritur prurja. E tash bash saktësisht sa do të jetë, do ta marrim vesh në mbrëmjen e 7 qershorit”, tha Kurti.
Disa ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e treta që Kosova mban brenda një viti gjysëm. Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përfundoi në shkurt, ndërsa aktgjykimi pritej këtë muaj. Por paneli gjyqësor vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, dhe Rexhep Selimit, deri më 20 korrik./Dosja.al
Eno Bozdo TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se, Shqipëria është e papërgat...
Enno Bozdo TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një ...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të...
Erjona Ismaili TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Bel...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me krye...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo...
Bardhi- Peleshi TIRANË- Kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshin në Kuven...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria nuk do të kishte një dr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të prekshme n&eum...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Sh&...