LIVE UPDATES
Politike

“Pa BE-në, si afganët pas bombave”/ Rama: Do të çojmë përpara Reformën në Drejtësi pavarësisht kostove

Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama deklaroi se, procesi i Reformës në Drejtësi do të shkojë përpara ashtu siç duhet me të gjitha dhimbjet dhe kostot e veta.

7 Maj 2026, 11:41 Nga D.S
“Pa BE-në,  si afganët pas bombave”/ Rama: Do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo irakianët pas bombave.

Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama deklaroi se, procesi i Reformës në Drejtësi do të shkojë përpara ashtu siç duhet me të gjitha dhimbjet dhe kostot e veta. Sipas tij, i gjithë procesi i integrimit është një proces transferimi i dijes nga Brukseli këtu në Tiranë.

 "Me ketë reformë që sot është e shkruar e zeza mbi të bardhë në letër dhe që ka filluar të japë rezultate të prekshme, ndërkohë që duhet të garantohet në jetëgjatësinë e vet jo nga njerëzit, po nga institucionet. Ndërtimi i institucioneve të projektuara në atë reformë, nuk është një proces që mund të përmbushet as në një dekadë dhe as në dy dekada. Një dekadë tanimë ka kaluar, një dekadë tjetër ka nisur dhe procesi vazhdon, por në ndërkohë ajo çka duhet të garantohet në mënyrë të palëkundur, është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta ndryshojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik.

Natyrisht që nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë të gjithë kompleksitetin e tij dhe nëse shkojmë shumë afër murit, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë. Prandaj është gjithmonë e domosdoshme edhe pse më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, që të mbajmë distancë për të parë në kompleks një afresk i cili po pikturohet ditë pas dite nga një numër shumë i madh forcash në hapësirën që ka krijuar Reforma në Drejtësi.

Arsyeja pse sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, është pikërisht sepse ndërtimi  i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës, të vendimmarrjes, të përfaqësuesve, të grupeve të interesit për të konceptuar dhe për të realizuar hartën e veprimeve. Në fund të ditës, ka një të vërtetë shumë të thjeshtë; njerëzit nuk korruptojnë dot një sistem, ndërsa sistemet nëse nuk janë të ndërtuara mbi bazën e institucioneve që garantojnë sundimin e ligjit, korruptojnë këdo.

Unë e kam sjellë dikur një shembull dhe po e risjell këtu, kur diskutohej vendosja e rripit të sigurimit në Shqipëri. Vendosja e rripit të sigurimit në trafik ishte diçka jashtëzakonisht e vështirë për t’u perceptuar nga shqiptarët dhe ishte një fakt që e dallonte shqiptarin këtu me shqiptarin në Gjermani. Asnjë shqiptar në Gjermani nuk e konceptonte dot që të ndizte makinë pa vënë rripin, por shumë pak shqiptarë e konceptonin që të vinin nga Gjermania këtu dhe të mbanin rrip. Dhe një ditë, një ambasador i Gjermanisë me thotë: “Çudi e madhe, ju shqiptarët as këtë gjë nuk e mësoni shpejt’’. I thashë: “dëgjo, ty do të të vijë keq po unë kam parë punonjës të ambasadës gjermane pa rrip sigurie në Shqipëri’’. Dhe kjo është e vërtetë sepse nuk është njeriu, nuk është kombësia e tij, nuk është historia prej nga një popull vjen që përcakton sjelljen e individit në raport me ligjin. Është sistemi.

Gjermanët në Shqipëri, bile i gëzoheshin mosvënies së rripit të sigurisë. Shqiptarët në Gjermani as nuk e imagjinonin që të mos vinin rrip sigurie dhe ky është hendeku që ne duhet të mbushim me Reformën në Drejtësi dhe me ndërtimin e institucioneve në tërësi. Krijimi i një sistemi që e bën pastaj të pamundur arbitraritetin i cili edhe sot që flasim, është i kudondodhur në sistemin tonë shtetëror përfshirë edhe sistemin e drejtësisë dhe e bën të pamundur krijimin e niveleve të ndryshme në raport me kërkesën e ligjit. Ne jemi në këtë sfidë plotësisht të vendosur që të mos lejojmë që të ketë kthim mbrapa. Jemi në këtë sfidë plotësisht të vendosur që ta bëjmë të pa kthyeshëm këtë proces dhe në këtë pikë ka diçka që është garanci shumë e madhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët",tha Rama./Dosja.al

edi rama be kongresin botëror të ligjit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë