LIVE UPDATES
Politike

"Pushtetin e kishin të fortët e politikës"/ Rama: Jetëgjatësia e reformës të jetë nga institucionet, jo nga njerëzit

Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama theksoi se sfida më e madhe mbetet garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë nga politika.

7 Maj 2026, 11:15 Nga I.A
"Pushtetin e kishin të fortët e politikës"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të prekshme në realitet. Gjatë fjalës së tij në 'Kongresin Botëror të Ligjit', Rama theksoi se sfida më e madhe mbetet garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë nga politika.

Rama u shpreh se në kohën e nisjes së vettingut, mbi 90% e shqiptarëve e mbështesnin procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por mbi 80% nuk besonin se do të shihnin barazi para ligjit. Kryeministri tha se në vitin 2013 qeveria ndërmori një hap ku shpatën e pushtetit ia dha institucioneve të drejtësisë. 

"Dhe duke hedhur disa mendime për këtë fjalë që e pashë të udhës ta ndaj si një moment reflektimi me ju, m'u kujtua kur ne bëmë një anketim publik për vetting-un në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara Reformën në Drejtësi dhe dihet botërisht që vetting-u ishte një pikë kyçe, një pikë kyçe tek e cila ishim ne që besuam të parët dhe pastaj bëmë të gjitha përpjekjet që ata të cilët sot e përshëndesin vetting-un si një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare ta besonin siç e besonim ne dhe këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë të çmuar në këtë rrugë ku mbështetja e tyre ka qenë pa asnjë diskutim me një rëndësi të dorës së parë. Dhe në atë anketim publik që bëmë aso kohe për të matur pulsin e opinionit publik shqiptar, morëm dy të dhëna shumë domethënëse, në dukje kontradiktore, por në përmbajtjen e tyre tërësisht komplementare.

90 e kusur përqind e shqiptarëve mbështesnin fuqimisht vetting-un e gjykatësve dhe të prokurorëve dhe ju e dini shumë mirë, të paktën shqiptarët që janë në këtë sallë e dinë shumë mirë që të bësh bashkë 90% të shqiptarëve për një çështje është diçka jashtëzakonisht e rrallë. Edhe për orën që po zhvillohet takimi sot, unë jam i bindur që po të kishim një votim të fshehtë këtu mes shqiptarëve do kishim mosdakordësi nëse është mëngjes apo është mbasdite. Dhe tjetra ishte përgjigjja mbi a besoni ju që në jetën tuaj në Shqipëri do të shikoni fundin e pandëshkueshmërisë dhe barazinë e njerëzve para ligjit? Mbi 80% ishin mosbesues. Pra mbi 90% e shqiptarëve donin që të bëhej vetting-u dhe e mbështesnin fuqimisht Reformën në Drejtësi, sepse ishin të rraskapitur nga një drejtësi tërësisht e pabarabartë në raport me ligjin dhe me ta, por mbi 80% e tyre nuk kishin besim se do shikonin në të gjallë të tyre një spostim të pushtetit të drejtësisë drejt barazisë para ligjit dhe për hir të vërtetës askush nuk mund t’i vëri faj të gjithë atyre që ishin aq mosbesues, pasi nuk ishte thjeshtë e përditshmja e tyre që prej vitesh iu provonte që drejtësia ishte një iluzion në Shqipëri, por ishte historia e shtetit shqiptar qysh nga viti 1912, që provonte vetëm se pushteti i drejtësisë ishte në duart e më të furishmëve të politikës.

Demokraci, monarki, diktaturë, pastaj përsëri liri me nuanca demokracie, një gjë ishte e pandryshuar, shpata e zonjës së drejtësisë, që është e pandarë në çdo statujë të vogël apo të madhe që simbolizon drejtësinë, ishte e palëvizur në zyrën e të parit te qeverisë dhe në vitin 2013, ne bëmë atë që s’kishte guxuar ta bënte askush më parë, madje- madje, as nuk i kishte hyrë me imagjinatë atij deti që ne vendosëm t’i hyjmë në këmbë, duke vendosur diçka dramatike për njerëz që përfaqësojnë një pushtet politik dhe një pushtet politik në shumicë. Të dorëzojmë shpatën tek një forcë tjetër dhe të krijojmë kushtet që në këtë hapësirë të bashkëjetesës mes nesh, të krijohet një pushtet tjetër real dhe realisht i pavarur nga pushteti politik”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës