7 Maj 2026, 12:13
Nga I.A
Erjona Ismaili
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Belind Këlliçi në lidhje me licensimin e Jet Bank, duke i cilësuar ato si dezinformim dhe propagandë politike. Gjatë fjalës së saj në interperlancën me Këlliçin, ismaili u shpreh se mbikëqyrja bankare nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë, e cila vepron në mënyrë të pavarur.
Ismaili akuzoi opozitën për nxitje pasigurie si dhe përpjekje për të dëmtuar besimin tek institucionet. Sipas saj, licencimi i bankave në Shqipëri bëhet në përputhje me ligjin dhe standardet institucionale, larg ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv.
“Kemi një shoqëri të ndarë nga dezinformimi i strukturave të caktuara politike në kurriz të qytetarëve dhe kjo është një njollë që partia juaj e mban për shkak të interesit të ekzagjeruar politik që prevalon mbi interesin e qytetarëve. Ky stil i vjetër, por me metoda të reja, shfaqet me kërkesën për interpelancë me Kryeministrin lidhur me licencimin e Jet Bank si banka e parë digjitale në vend. Kjo çështje nuk është kompetencë e qeverisë, pasi mbikëqyrja bankare kryhet në mënyrë të pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ju investoni vetëm në shpifje dhe propagandë për të ngjallur pasiguri dhe frikë. Sot jemi këtu përballë dy modeleve: nga njëra anë, një që e sheh vendin vetëm përmes baltës dhe dyshimeve, dhe nga ana tjetër modeli i një Shqipërie që ecën përpara, hap tregun dhe forcon institucionet. Ju kërkoni që Kryeministri të bëhet edhe guvernator, edhe prokuror, edhe gjyqtar. Bankat në Shqipëri nuk i licenson qeveria, por Banka e Shqipërisë, dhe Kushtetuta përcakton qartë pavarësinë institucionale të saj”, tha Ismaili./Dosja.al
erjona ismaili
Politike
7 Maj 2026, 12:08
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me krye...
Politike
7 Maj 2026, 11:41
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ishte si afganët apo...
Politike
7 Maj 2026, 11:32
D.S
Bardhi- Peleshi
TIRANË- Kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshin në Kuven...
Politike
7 Maj 2026, 11:22
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, Shqipëria nuk do të kishte një dr...
Politike
7 Maj 2026, 11:15
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur të japë rezultate të prekshme n&eum...
Politike
7 Maj 2026, 11:14
D.S
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Sh&...
Politike
7 Maj 2026, 11:04
D.S
Luciano Boçi
TIRANË- Deputeti Partisë Demoktratike, Luçiano Boçi deklaroi se, marrëveshja e nënshkruar me AAD...
Politike
7 Maj 2026, 11:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, i...
Politike
7 Maj 2026, 10:59
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vettingu në Drejtësi ishte një pikë kyçe kthese në vend. G...
Politike
7 Maj 2026, 10:52
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë...