LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon. Seanca e radhë mbahet më 21 korrik

• Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme. • Vetë veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa nuk ishin të pranishëm në sallë, por u përfaqësuan nga mbrojtja e tyre. • Gjatë seancës Xoxa ka kërkuar shtyerjen e seancës dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë, pas lindjes së fëmijës.  • Avokati i të pandehurës, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. • Sipas Brahimllarit, gjendja shëndetësore e Xoxës nuk i mundëson një pjesëmarrje në proces.  • Edhe vetë Xoxa ka argumentuar me anë të një kërkese se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë. • Nga ana tjetër, SPAK e kundërshtoi kërkesën e Xoxës, duke i kërkuar GJKKO që ta ndajë çështjen e saj nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. • Por GJKKO pasi u tërhoq për vendim rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 2 muaj dhe vendosi shtyrjen e seancës për në 21 korrik, ora 10:00, për t'i dhënë mundësi që të jetë e pranishme në proces. 

4 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon, shtyhet seanca në 21 korrik

Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes
Gjykata e Posaçme

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës. Për t'i dhënë mundësi Xoxës që të marrë pjesë në seancë, GJKKO ka shtyrë edhe seanca e sotme, duke caktuar të rradhës më 21 korrik, ora 10:00. Bashkëshortja e kryebashkiakut kërkoi pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë pas lindjes së fëmijës.

Nga ana tjetër edhe avokati, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. SPAK ndërkohë la në vlerësimin e gjykatës mundësinë për ndarjen e çështjes nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë, por gjykata e rrëzoi./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Të pezullohet procesi"/ SPAK kërkon ndarjen e çështjes për Ajola Xoxën, mbrojtja: Ka lindur me prerje cezariane

Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes
Erion Veliaj

TIRANË- Pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, SPAK deklaroi se nëse gjykata e vlerëson të arsyeshme, mund të ndajë çështjen nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Por, mbrojtja e Xoxës ka vijuar duke kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me argumentitn se ajo është me leje lindje.

Avokati i Xoxës deklaroi se ajo ka lindur me operacion cezarian më 29 qershor dhe ndodhet me raport mjekësor dhe sipas tij duhet të shtyhet seanca dhe të pezullohet gjykimi deri në përfundimin e periudhës së lejes së lindjes.

“Presim që gjykata të shprehet. Vetë dispozita e lejon pezullimin e gjykimit. Ka raste kur caktohet një ekspert apo kur i pandehuri ka probleme shëndetësore dhe pezullohet shqyrtimi gjyqësor. Në rastin e një nëne që ka lindur me prerje cezariane, derisa ajo është me raport mjekësor, ligji kërkon shtyrjen e seancës dhe pezullimin e gjykimit”, u shpreh mbrojtja./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Gjyqi për Erion Veliajn/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës! SPAK nuk pranon: Të ndahet çështja e saj

Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes
Ajola Xoxa, Erion Veliaj

TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kërkuar pas lindjes së fëmijës shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor. Avokati i të pandehurës, Gurali Brahimllari, argumentoi se Xoxa ndodhet në pamundësi për tu njohur me përmbajtjen e materialeve dhe për të komunikuar lirshëm me mbrojtësit pas lindjes me operacion. Sipas Brahimllarit, vullneti i Xoxës është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk i mundëson një pjesëmarrje në proces.

"Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t'u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive. Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne", tha avokati Gurali Brahimllari.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë. 

"Kërkoj të jem personalisht e pranishme dhe nuk autorizoj mbrojtësit e mi të vijojnë mbrojtjen time pa praninë time", ka thënë Xoxa përmes një deklarate. 

Nga ana tjetër, SPAK e ka kundërshtuar kërkesën e Xoxës, duke i kërkuar GJKKO që ta ndajë çështjen e saj nga Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Prokurori Altin Dumani deklaroi se janë krijuar kushtet për vijimin e procesit gjyqësor dhe se kërkesa e avokatëve të të pandehurës për pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes nuk parashikohet nga ligji. Duke folur për kërkesën e Xoxës për të qenë e pranishme në proces, Dumani tha se ligji i referohet vetëm shtyrjes së seancës, ndërsa pezullimi i gjykimit nuk është një masë e parashikuar në këtë rast.

Altin Dumani: Ne mendojmë se janë kushtet për vijimin e procesit gjyqësor. Lidhur me kërkesën e Xoxës, ligji i referohet shtyrjes së seancës, ndërsa avokatët kanë kërkuar pezullimin e gjykimit deri në përfundimin e lejes së lindjes. Ligji nuk parashikon diçka të tillë. Por jemi në kushtet kur e pandehura shprehet se dëshiron të jetë e pranishme. Ky shqyrtim gjyqësor ka nisur në shtator të vitit të kaluar dhe ajo nuk ka qenë e pranishme në asnjë seancë. Nëse gjykata e konsideron të nevojshme praninë e Xoxës, atëherë të ndahet çështja për të.

Gurali Brahimllari: Kundërshtojmë qëndrimin e Prokurorisë, pasi ligji parashikon zhvillimin e pandërprerë të gjykimit. Megjithatë, pezullimi i shqyrtimit parashikohet në raste të caktuara, si kur kryhet një ekspertim apo një vlerësim i gjendjes mendore të të pandehurit. Pra, ka raste kur pezullimi përcaktohet shprehimisht. Në kushtet kur nëna ka kryer lindje me prerje cezariane, jemi në një situatë të tillë. Përderisa ajo është me raport mjekësor, të përcaktuar nga mjeku, si çdo nënë në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë të pranohet kërkesa për shtyrjen dhe pezullimin e procesit. Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, kjo nuk do të ishte ekonomike.

Maksim Haxhia: Nuk është argument fakti që herë vjen e herë nuk vjen. Kjo nuk ka lidhje.

Gurali Brahimllari: Nëse gjykata vlerëson ta ndajë çështjen, le ta ndajë, por synimi ynë është garantimi i një mbrojtjeje efektive. Ajo është në bashkëpunim me bashkëshortin dhe të pandehurit e tjerë, ndaj çështja nuk mund të ndahet. Megjithatë, vendimin e ka gjykata./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës nuk merr pjesë

Gjyqi për Erion Veliajn/ Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes
Erion Veliaj

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme. Bëhet me dije se vetë Veliaj nuk është i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, pasi ka refuzuar të qëndrojë në kafazin e xhamtë. Kryebashkiaku ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës, ku ka bërë të ditur se dëshiron të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Në sallën e gjyqit nuk ndodhet as bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, por përfaqësohet nga avokati i saj. Pas lindjes së fëmijës, Xoxa ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë sipas raportit shëndetësor.

"Vullneti i znj. Xoxa është ai i shprehur në kërkesën drejtuar gjykatës. Ajo ka qenë në pamundësi për t'u njohur me përmbajtjen e tyre. Edhe më parë ka qenë me raport mjekësor, por ne kemi përgatitur dhe kemi punuar për kërkesat paraprake. E pandehura ka shprehur qëndrimin e saj, duke bërë të ditur faktin se më 29 qershor ka kryer lindje me operacion dhe nuk mund të komunikojë lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit, ndaj nuk mund të realizohet një mbrojtje efektive.

Kërkohet shtyrja e seancës deri në përfundimin e raportit të paaftësisë për punë. Sipas Kodit të Punës, kërkohet shtyrja e procesit deri në shuarjen e kësaj problematike. Ligji garanton 63 ditë leje pas lindjes. Sa më sipër, në këtë situatë faktike, duke qenë në pamundësi për të siguruar një mbrojtje efektive, kërkohet pezullimi i procesit, bazuar në të drejtën e çdo nëne", tha avokati Gurali Brahimllari./Dosja.al

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale