LIVE UPDATES
Politike

Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Artan Gaçi sakrifikoi nga jeta partiake duke i hapur rrugë bashkëshortes, por martesa mes të dyve u rikthye prap si problem për partinë 5 vjet më pas.

2 Korrik 2022, 13:30 Nga k.m.
Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

Pas dasmës me Artan Gaçin në vitin 2014 kur socialistët sapo kishin marrë pushtetin, Olta Xhaçka rrëfeu se miqësia mes çiftit u lidh “në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë, mes përpjekjesh pa fund për të vendosur drejtësi”. Partia atëherë bëri një sy qorr e një vesh shurdh, sepse i duheshin sakrificat e të dyve, por pas ardhjes në pushtet gjërat nuk qenë më njësoj.

Largimi i njërit prej tyre u nxit përmes Kodit Etik brenda në PS në vitin 2016, që nuk i lejonte dy të martuar të ishin bashkë në Asamblenë Kombëtare. Artan Gaçi sakrifikoi nga jeta partiake duke i hapur rrugë bashkëshortes, por martesa mes të dyve u rikthye prap si problem për partinë 5 vjet më pas. Artan Gaçit u shpall investitor strategjik për një hotel me 5 yje që ai do të ndërtojë në Himarë, por vendimi kaloi edhe nga qeveria ku bën pjesë bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka.

Deputetët e opozitës kërkojnë t’i hiqet mandati Xhaçkës, sepse është njësoj sikur ajo të ketë marrë vendim që të përfitojë vetë nga shfrytëzimi i plazhit në Himarë.

Por sipas saj, e gjitha është një “furtunë në gotë”, sepse bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asgjë më shumë se qindra biznesmenë të tjerë që kanë hotele në plazh, të drejtën për të vendosur zhezlona.
Por veprimet e të dyve ngrenë pikëpyetje se çifti ishte i vetëdijshëm për konfliktin e interesit, e megjithatë nuk u ndal.

E para, pse u përdor kunata e Olta Xhaçkës?

Brigjet e detit iu dhanë në përdorim për 30 vjet kompanisë “AGTTC Hotel Management” kompania në pronësi të shtetases amerikane, Taëni Lin Grzych-Sutton. Kjo është partnerja e Andi Xhaçkës, vëllait të ministres. Çfarë e kompromenton pozicionin e ministres ështës deklarata e bashkëshortit të saj, Artan Gaçit, sipas të cilit kompania në fjalë u fut për të shmangur konfliktin e interesit, sepse në të vërtetë investitori strategjik ishte vetë ai.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN dhe shtoi se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”.

“Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,” shjegoi Gaçi. “Kam folur me shumë juristë për këtë,” shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Tawni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai.’

E dyta, pse Xhacka nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë kur u mor vendimi?

Vetë Xhaçka betohet se nuk ka asnjë konflikt interesi në dhënien e statusit të investitorit strategjik, por ajo nuk mori pjesë në mbledhjen e qeverisë kur u mor vendimi për hotelin në pronësi të të shoqit. Këtë e zbuloi Elisa Spiropali, kur debatoi me deputetin Agron Shehaj.

“Sa i takon mbledhjes së këshillit të ministrave, znj Xhaçka ka njoftuar që të mos marrë pjesë në shqyrtimin e këtij vendimi për të mos ndikuar, edhe sikur të merrte pjesë. Një individ nuk ndikon dot një vendim kolegjial. Heqja dorë nga mbledhja garanton shmangien nga konflikti i interesit. Si Xhaçka edhe Gaçi janë persona publikë, nuk po e shpikni ju rrotën,”- u shpreh Spiropali në seancë.

Por a shmanget konflikti i interesit nëse ministrja nuk paraqitet në mbledhjen e qeverisë ku merret vendim që të përfitojë familja e saj? Thjesht fakti që nuk shkoi në mbledhje, nuk e përjashton ministren nga përgjegjësia.

E treta, pse i duhej statusi si investitor strategjik, kur nuk pati asnjë përfitim nga prona shtetërore?

Shpallja si investitor strategjik ka disa përfitime për biznesin. Xhaçka këto i mohon kategorikisht. Ajo shpjegon se statusi i investitorit strategjik i duhej për shfrytëzimin e plazhit përballë hotelit për klientët, një kontratë “njësoj si 1356 subjekte të tjera, që shërbejnë në industrinë e turizmit, me të njëjtat tarifa si të tjerët dhe këtë të drejtë do ta kishte edhe pa status të investitorit strategjik”.

Pyetja është, pse do t’i duhej angazhimi i qeverisë, përfshirja e familjarëve, rreziku për t’u gjetur në konflikt interesi, nëse Gaçi do të përfitonte diçka që e përfitojnë edhe qindra hotele të tjera në bregdet?

E katërta, pse i duhet Ramës ta ndryshojë ligjin kur nuk ka konflikt interesi në rastin Xhaçka-Gaçi?

Kryeministri Rama nuk pranoi asnjë nga akuzat për Olta Xhaçkën sot, por shefi i qeverisë tha se për të “do të vendosin institucionet”. Rama u tregua i rezervuar dhe për pak kaloi në një “mea culpa” për mbledhjen e qeverisë, ku i ka dhënë Artan Gaçit statusin e investitorit strategjik. Madje mazhoranca do të ndryshojë ligjin për investitorët strategjikë. për të shmangur hamendësimet në lidhje me konfliktin e interesit.

“Është një diskutim, i cili ka një vlerë, mendoj unë, për investimet strategjike, për të bërë një rishikim të gjithë kuadrit,”-ka thënë Rama. Ndryshimet ligjore që paralajmëron kryeministri vijnë si reflektim. Por nëse ka reflektim, ka edhe gabime.

Opozita kërkon t’i hiqet mandati i deputetit Olta Xhaçkës, bazuar në nenin 35 të parandalimit të konfliktit të interesit. Në pikën dy thuhet: “Në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit”.

Pra ligji konsideron se favoret e investitorit strategjik i përfitoi direkt Olta Xhaçka. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve u tha edhe se biznesi i familjes Gaçi-Xhaçka kishte përfituar nga TVSH e ulët vetëm 5% në biznesin e hotelit me 5 yje në Himarë. Pas këtyre, ra në sy reagimi i drejtpërdrejtë i deputetit të Lushnjës, Saimir Korreshi që kërkoi që gruaja e tij të shpallej investitore strategjike: “Nëse, është normale që bashkëshorti i një deputete të marrë tokë publike të vendosë shezlone, nuk përbën shkelje, na thoni ku merret leja se akoma nuk ka marrë rrogën nusja ime, po qe të bëjmë ndonjë investim strategjik, se merr 400 mijë lekë, mbaron shpejt ajo, të paktën të bëjmë nja dy shezlone të mbarojmë plazhin”./Lapsi.al

edi rama olta xhaçka artan gaci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj