LIVE UPDATES
Politike

Humbja në zgjedhjet e 14 majit, zv.kryetari i PD në Shkodër, Arben Lushaj jep dorëheqjen

Ai shtoi se kishte pritur mbledhjen me drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë përgjegjësi për humbjen pasi as nuk ishte dëgjuar dhe as nuk i ishte kërkuar ndihmë nga askush.

27 Maj 2023, 09:30 Nga k.m.
Humbja në zgjedhjet e 14 majit, zv.kryetari i PD në Shkodër,
Arben Lushaj

SHKODËR- Humbja e thellë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, sidomos në Bashkinë e Shkodrës, ka sjellë edhe dorëheqje nga radhët e Partisë Demokratike në kryqendrën e Veriut. Zëvendëskryetari i degës së Partisë Demokratike në Shkodër, Arben Lushaj ka dhënë dorëheqjen. Në një postim në Facebook, ai thotë se drejtuesit që duhet të kërkojnë të falur për strategjinë e gabuar dhe humbjen. Ai shtoi se kishte pritur mbledhjen me drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë përgjegjësi për humbjen pasi as nuk ishte dëgjuar dhe as nuk i ishte kërkuar ndihmë nga askush.

"Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët. Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh,"-shkroi ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar demokratë! Me 14 maj zgjedhësit na mohuan vazhdimësinë e drejtimit të bashkisë tonë të dashur. Unë, personalisht, votën e tyre nuk e lexova si një dëshirë për ndryshim por si një dorëzim pa kushte ndaj makinerisë qeveritare. Çdo arsye në vetvete do të përbënte kauzë për qëndresë, po të kishte patur nga ana jonë një model pa njollë, por modeli ynë dështoi sepse nuk i'u përgjigj lartësisë së këtij qyteti e kësaj bashkie.

Prita më kot se do mblidheshim si drejtues të lartë të Partisë Demokratike Shkodër për të shqyrtuar shkaqet e kësaj humbje dhe për të marrë masa urgjente për të ringritur strukturat moralisht, pasi humbja nuk duhet të na dërrmojë. Si gjithë vitin që lamë pas edhe sot, ata që kanë detyrën të kërkojnë të falur, minimalisht për strategjinë e gabuar, shtrijnë gishtin në drejtimin e atyre që zbatuan urdhrat e gabuar "të elitës".

Duke dhënë dorëheqjen nga zëvendëskryetar i PD-së, jo për përgjegjësi personale pasi nuk jam pyetur e as dëgjuar, as për postin që e fitova me një garë të fortë, as për eksperiencën e fituar në fushatat e mëparshme, bëj aktin qytetar duke i dërguar mesazh përgjegjësve të vërtetë, të tregohen të ndershëm të paktën tani, duke u dorëhequr e tërhequr për të mos thelluar dëmin tek demokratët.

Dorëheqja ime vjen përmes Facebook-ut pasi as tentuam të hyjmë në shtëpinë tonë (selia) e as menduan seriozisht të kemi seli dinjitoze për mbledhje por kafene shokësh.

Me hidhërim, shoh sot të vetmen mundësi ringritjeje, hapjen e rrugës krejtësisht modeleve më të mira. Modeleve si në fillimet tona, atëherë kur e bënë Partinë Demokratike të Shqipërisë, dega Shkodër, një lokomotivë të pandalshme elektorale dhe drejtuese 30 vjeçare të bashkisë më të mirë të vendit. Unë do të vazhdoj të jem anëtar i thjeshtë dhe i devotshëm i PD-së dhe në krah demokratëve të ndershëm deri në fitoren tonë.

arben lushaj pd pd ne shkoder

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet