Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bushati dhe Osmani ndanë bindjen se sfidat janë të shumta që nga çështja e demografisë, migrimit deri të sfidat e ideologjive të ndryshme, të cilat kanë ndikimin e vet jo pozitiv.
TIRANË- Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, roli i tyre shtetformues, sfidat e fqinjit tonë dhe forcimi i trekëndëshit Tiranë- Prishtinë-Shkup, janë disa nga temat për të cilët Ditmir Bushati ka diskutuar me Bujar Osmanin në podacastin e radhës.
Osmani është Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptari i parë që drejton këtë institucion dhe gjithashtu është kryetar i radhës i OSBE.
Bushati dhe Osmani diksutuan mbi përfaqësimin në rritje dhe kontributin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrit Osmani, “Maqedonia e Veriut në këto 20 vitet e fundit, pas Marrëveshjes së Ohrit, është transformuar nga një shoqëri e ndarë në të cilin komunitetet jetonin jetë paralele”. Por, ndërsa sot në qeverinë maqedonase, përpos kreut të diplomacisë, kemi një ministër financash dhe kryetarin e parlamentit shqiptar, duket se ende nuk mund të flasim se kemi arritur në pikën e moskthimit pas. “… ky proces është më shumë nga lart-poshtë. Po të ishte nga poshtë-lart do ishte krijuar mirëbesimi te njerëzit, toleranca, eliminimi i paragjykimeve për fenomene të tilla, por unë mendoj që është i imponuar nga lart me marrëveshje ndërkombëtare, me marrëveshje politike dhe duhet kohë deri sa të preken të gjitha shtresat e shoqërisë”, pohon Osmani.
Një tjetër cështje e rëndësishme për të cilën u ndalën dy bashkëbiseduesit ka të bëjë me sfidat e bashkëjetesës ndëretnike dhe raporti me fqinjët. Ai shton se në cilësinë e Ministrit të Jashtëm i është dashur që të menaxhoj një temë e cila është puro etnike e komunitetit maqedonas, por me implikime shtetërore, që përcakton të ardhmen euro-atlantike të vendit. “Ajo ishte çështja me Bullgarinë, rreth gjuhës, rreth historisë, çështja e të drejtave të komunitetit bullgar. Ishte vërtetë e vështirë që një ministër shqiptar të menaxhonte një proces, i cili shihej si proces etnik. Kështu që duhej krijuar mirëbesimi tek komuniteti maqedonas, të ruhej mirëbesimi e kredibiliteti te komuniteti shqiptar” nënvizon ai.
• Si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup?
“Si shqiptar, mendoj që po jetojmë pesë minutat më të mira të historisë tonë kombëtare, të faktorizimit të plotë ndërkombëtar dhe rajonal dhe kujtoj që nëpërmjet bashkëpunimit, nëpërmjet ngritjes ekonomike, arsimore, përfaqësimit ndërkombëtar, ky pozicion do të jetë edhe më i fuqishëm por krejt kjo, përsëri, në interes të pajtimit të përgjithshëm në rajon” beson Osmani. Ndërsa, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ai thotë se Maqedonia e Veriut po luan një rol shumë konstruktiv. Pozicioni i Maqedonisë së Veriut për sa i takon Kosovës dhe dialogut me Serbinë është se: “mbështesim këtë dialog për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja shteteve”, e kjo konsiderohet një ngritje mjaft cilësore e pozicionit të MV-së, nga qëndrimi i mëparshëm tërësisht formal.
Sfidat e shqiptarëve në shekullin e 21
Bushati dhe Osmani ndanë bindjen se sfidat janë të shumta që nga çështja e demografisë, migrimit deri të sfidat e ideologjive të ndryshme, të cilat kanë ndikimin e vet jo pozitiv. Osmani sjell në vëmendje dhe ndikimet e mundshme malinje ndaj të cilave duhet të jemi të kujdeshshëm, gjithsesi ai shton se populli shqiptar në rajon është më rezistues sa i takon ndikimit rus.
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet sesi do të procedohet me vijimin e mandatit t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet socia...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka komentuar rritjen e pagave të deputetëve. Përmes një postimi ...
Richard Grenell TIRANË- Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka dyshime për shpalljen non-grat...
Bajram Begaj TIRANË- Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për rritjen e pagave edhe pë...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka apeluar ndaj qeverisë që të shkrijë Bordin e Karburanteve. Me an&...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se SPAK është në rrugën e duhur për të përmbush...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama do të nisë javën e ardhshme një tur diplomatik në mbështetje të kon...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeporkurorit të SPAK Altin Dumanit që të jap shembull ...
Altin Dumani TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se presione nga politika ka shumë. Gjatë mbledhjes së Komision...