Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konferënce për mediat, Berisha u shpreh se vendi i ekzekutimit publik të Gilmando Danit, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se atentati në Rinas u patronua nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë, se banda e Emilajno Shullazit. Gjatë një konferënce për mediat, Berisha u shpreh se vendi i ekzekutimit publik të Gilmando Danit, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër.
Kryedemokrati tha se nuk ekziston asnjë zonë tjetër, në të cilën të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se atentatorët pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj kontrolli rrugën Rinas-Fushë Krujë.
"Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit. Vendi i ekzekutimit publik të tyre, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër. Në atë zonë, përveç patrullës së policisë së rendit, është patrulla e policisë rrugore dhe po aty ngjitur është furgoni i FNSH-së, i instaluar aty që pas vjedhjes së shekullit të parave në aeroportin e Rinasit.
Është edhe një njësi, e cila rri aty në mbrojtje të sallonit të VIP-ave, kur kalojnë qeveritarët. Pra, nuk ekziston asnjë zonë tjetër, asnjë territor tjetër në të cilin të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale. Është gjithsej 100 metër nga rajoni i policisë së Rinasit, është pak metra nga dalja e sallonit të VIP-ave. Pra, atentatorët apo vrasësit, pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, dhe i kishin zënë pritë pikërisht aty që nuk mund të zije pritë kurrë pa lejen e shtetit, pas ekzekutimit u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj telashi apo andralle të gjithë rrugën Rinas-Fushë Krujë, të gjithë rrugën Fushë Krujë pothuaj Krujë. Fshati Halil është pranë Krujës, ngjitur me kalanë e Zgërdheshit. Dhe ata shkuan në Zgërdhesh dhe asnjë lloj përpjekje nuk u bë nga narkopolicia për të ndaluar vrasësit e Gilmando Danit dhe ata që plagosën rëndë Mustafa Shaljanin apo Sheqerin." tha Berisha./Dosja.al
Olta Xhaçka TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë leximit t&e...
Foto ilustruese TIRANA- Debate të forta ka pasur sot në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku protagonis...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancë paraprake për dosjen Veliaj. Mësohet se shkak për shtyrjen e seanc...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takimin Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në kryeministri. M&...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka kërkuar leje Drejtorisë së Burgjeve dhe SPAK leje për tu&...
Foto ilustruse TIRANË- GJKKO do të vendos sot nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë...
Foto ilustruse Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të forcojë monitorimin e kredive ndaj se...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotm...
Edi Rama, Giorgia Meloni ITALI- Gazeta italiane, Formiche ka zbuluar detja nga mbledhja e dy qeverive Itali-Shqipëri, që do të mba...
foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Punëve të...