21 Gusht 2022, 09:00
Nga A.B
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë në Uzinën e armëve në Gramsh. Begaj bën të ditur se është në komunikim me strukturat e sigurisë dhe me shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura për këtë ngjarje. Po ashtu, kreu i shtetit kërkon që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe të parandalohet çdo situatë që cënon sigurinë kombëtare.
REAGIMI
Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare. Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!
Sulmi që la të plagosur dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së arëve në Gramsh, personi ai që ka vënë roja re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personinë fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë rusin, 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
ruset sulmojne uzinen e gramshit bajram begaj
Politike
20 Gusht 2022, 21:08
I.A
Guri Durollari
SHBA- Të premten në mbrëmje u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara, aktivisti shqiptaro-amerikan, Guri Durollari. Ai isht...
Politike
20 Gusht 2022, 19:06
I.A
Ilir Meta
GJIRI I LALZIT- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vendosur që pasditen e sotme ta kalojë duke pedaluar. Me an&eu...
Politike
20 Gusht 2022, 17:58
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme ne lidhje me rrëzimin e qeverisë së...
Politike
20 Gusht 2022, 14:51
e.k
Erion Veliaj
UKRAINË- Nga Kharkiv ku po zhvillon një vizitë zyrtare, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar debatin m&e...
Politike
20 Gusht 2022, 13:13
F.M
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu e ka konsideruar Shqipërinë një fushëbet...
Politike
20 Gusht 2022, 12:58
A.B
Erion Veliaj
UKRAINË- Nga Kharkiv, kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi koalicionin mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. ...
Politike
19 Gusht 2022, 20:22
I.A
Kuvendi i Shqiperise
TIRANË- Në Shqipëri, shumica socialiste ka propozuar dy ndërhyrje të tjera ligjore, përveç ndrysh...
Politike
19 Gusht 2022, 19:13
I.A
Ilir Meta dhe perfaqesuesit e Vatra
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me pë...
Politike
19 Gusht 2022, 18:49
BE
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë paralajmëroi qeverinë shqiptare se projekti i saj për ngritjen e nj&eum...
Politike
19 Gusht 2022, 16:58
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së përjaveshme të zhvilluar me...