Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas deputetes, qeveria po masakron me gjoba bizneset buzë detit, lumenjve apo liqeneve të cilët posedojnë kontrata të rregullta me UK.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë lidhur me gjobat ndaj bizneseve turistike në vend si dhe menaxhimin e ujërave të ndotura. Sipas deputetes, qeveria po masakron me gjoba bizneset buzë detit, lumenjve apo liqeneve të cilët posedojnë kontrata të rregullta me UK.
Zhupa thotë se synimi nuk është më menaxhimi i ujërave të ndotura por gjobitja e bizneseve dhe favorizimi i atyre që shesin impiantin e vendosur nga shteti. Sipas saj mosblerja e impiantit që kushton nga 20-100 mijë euro, çon në humbjen e liçensës së aktivitetit.
Zhupa kërkon nga ministret të klasifikojnë subjektet dhe jo të gjobisin këdo duke përfshirë edhe ato që kanë kontrata të rregullta.
Deklarata e plotë:
Qeveria ndërkohë që bën propagandë të madhe me turizmin, është duke masakruar me gjoba bizneset turistike në mënyrë abuzive.
Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, ngopen me gjoba nga një task forcë.
Me aktin normativ nr 8, 28-12-2023 për menaxhimin e ujerave të ndotura, është ngritur një Task Force nga ministret Balluku-Kumbaro që qëllim e vet në letër e ka pozitiv për menaxhimin e ujërave të ndotura, kurse në praktike gjobit biznese që nuk ndotin dhe kanë kanalizime në ujërat e zeza dhe kontrata të rregullta me UK.
Kjo Task Forcë nuk shikon a i hedhin këto ujëra të ndotura në burimet ujore, por shikon a kanë blerë impiantin që ka vendosur shteti që kushton nga 20-100 mijë euro në varësi të madhësisë.
Vendosen gjoba bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë dhe këto gjoba janë vendosur si titujt ekzekutiv për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh. Mos blerja e impianteve që kërkon qeveria dhe ka paracaktuar qeveria të çon deri në humbjen e licencës së aktivitetit. Gjobat e bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin dhe metoda të ligjshme të trajtimit të ujërave të ndotura janë zhvatje, janë paligjshmëri.
Këto gjoba vihen në bazë të një udhëzimi Nr 1, datë 01/02/2024 që nuk njeh më diferenca mes bizneseve që i trajtojnë ujërat e zeza me ato që si trajtojnë, por i detyron të gjitha të vendosin këto impiante.
Partia Demokratike i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për të kërkuar heqjen dorë nga gjobat e një akti të paligjshëm mbi subjektet që janë të lidhur në kolektorin kryesor të UK dhe kanë kontratë të rregullt me UK.
Ne i kërkojmë dy ministreve Balluku dhe Kumbaro që Task Forca e tyre duhet të klasifikojë mirë kush janë subjektet për të cilat duhet të veprojë ky akt normativ dhe më pas të veproj. Ato duhet të ndryshojnë udhëzimin e tyre që e kanë bërë duke pasur qëllim të favorizojnë ata që shesin impiante dhe jo të trajtojnë ujërat e zeza.
Mbështesim çdo veprim në mbrojtje të mjedisit por kundërshtojmë me forcë këto gjobëvënie biznesit të ndershëm që nuk ndot por goditet për të mbushur arkën e shtetit dhe xhepat e klientëve të paracaktuar për impiante.
eduard shalsi TIRANË- Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Kryetari i këtij komisi...
fatmir mediu TIRANË- Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës për çështjen "Gërdeci". Sipas raportimeve, ...
Beleri GREQI- Në një intervistë të zhvilluar së fundi eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka folur n&eum...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë rreth orës 10:00 në kryeministri, kryetarët e bashkive të vendit.&...
Jason Emert TIRANA-Kandidati republikan për Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Tennessee, Jason Emert, i ftuar në SY...
Frida Krifca, Ardita Kuçi, Oltjon Muzaka TIRANA- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka mbetur pa drejtues. Bëhet me dije s...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 10:00 kryebashkiakët, ku në fokus të takimi...
pamje nga komisioni TIRANË- Albana Vokshi ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi do t&...
TIRANA- Parta Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar sot se më 17 korrik, të mërkurën, në orën 11:00 s&eum...
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali TIRANA- Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të...