19 Qershor 2026, 17:00
Nga E. D
edi rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se numri i shqiptarëve që përdorin transportin ajror është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Duke folur nga Rinasi në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto, Rama theksoi se kur nisi detyrën, vetëm 6.5 për qind e popullsisë shqiptare kishte mundësi të përdorte transportin ajror, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në afro 40 për qind.
Rama e lidhi këtë zhvillim me hapjen e konkurrencës në tregun e fluturimeve pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm, i cili sipas tij e bënte më të kushtueshëm udhëtimin nga dhe drejt Shqipërisë. Kreu i qeverisë falënderoi gjithashtu ambasadoren e Kanadasë për pjesëmarrjen në aktivitet, ndërsa për përfaqësuesit e kompanisë ajrore nuk kishte asnjë falënderim, pasi sipas tij, ata kanë ardhur në Shqipëri për të për të gjeneruar fitime.
"E fundit fare është që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishte akses në aviacion. Pra, vetëm 6.5% e shqiptarëve udhëtonin me avion ose mund të merrnin një avion kur ne e kemi nisur detyrën. Ndërkohë, sot që flasim, shifra ka shkuar në afro 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës pas përfundimit të atij koncesionit të mëparshëm dhe të trashëguar, që e bënte të shtrenjtë, për hir të së vërtetës, fluturimin nga Shqipëria dhe për në Shqipëri, por pa diskutim edhe falë rritjes së të ardhurave të shqiptarëve, që është një fakt që mund ta diskutojmë dhe mund të diskutohet sipas dëshirës, por që, si çdo fakt, është i paluftueshëm nëse u referohesh të dhënave.
Falënderoj të gjithë dhe një falënderim të veçantë për ambasadoren e Kanadasë. Nuk kam asnjë falënderim për përfaqësuesit e kompanisë. Përfaqësuesi i kompanisë ka ardhur këtu për të fituar para, edhe ne e mirëpresim dhe, patjetër, që na vjen shumë mirë, sepse sa më shumë të fitojë kompania, aq më shumë do të rritin fluturimet. Po falënderim nga unë, jo. Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë, se duhet të kishit ardhur më përpara, por prapë jeni më përpara se ata që do të vijnë më mbrapa. Falënderimin e kam për ambasadoren, që ka bërë rrugë për të ardhur deri këtu.
Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e aeroportit, falënderoj të gjithë punonjësit e sigurisë, falënderoj gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë këtu në aeroport. Në të gjitha kuptimet, mund të them që edhe nga pamja e raporteve njerëzore aeroporti është një vend tjetër. Jo se nuk ka momente që nuk janë mjaftueshmërisht të kënaqshme në komunikim, por gjithsesi, kur mendon se deri dje vije në Shqipëri, futeshe në aeroportin e vendit tënd dhe të shikonte polici më keq sesa të shikonin policët e aeroporteve të vendeve të tjera, që edhe ata nuk të shikonin mirë, sot besoj që kemi arritur një sukses historik, sepse kemi policë të buzëqeshur. E paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
19 Qershor 2026, 16:44
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t&rsqu...
Politike
19 Qershor 2026, 16:33
E. D
Edi Rama
RINAS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga objektivat strategjikë të Shqipërisë është vendosja e linj&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 15:05
E. D
Gjykata Administrative
TIRANË- Sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative ku palë të përfshira janë kryebashk...
Politike
19 Qershor 2026, 14:59
E. D
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Administrative ka ngritur akuza t&eum...
Politike
19 Qershor 2026, 14:36
E.d
Pamje
TIRANË- Gjykata Administrative nuk ka lejuar transmetimin live të seancës së Erion Veliajt, e cila po zhvillohet dit&eu...
Politike
19 Qershor 2026, 13:55
E.d
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sapo ka mbërritur në në Gjykatën Administrative. Veliaj ...
Politike
19 Qershor 2026, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për amistinë e cila u votua dje në Kuvend dhe shpjegoj se pse o...
Politike
19 Qershor 2026, 12:54
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal tek hoteli “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK.&nb...
Politike
19 Qershor 2026, 12:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK. Gj...
Politike
19 Qershor 2026, 12:29
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se grupi që trafikoi 50 ton kokainë ...