Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikës të Edi Ramës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se institucionet e kulturës në Tiranë i ka shkatërruar korrupsioni. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikës të Edi Ramës.
Lideri demokrat tha se në vitin 2013, qytetarët shqiptarë ishin më të mirëpaguar në rajon. Berisha foli edhe për rritjen e çmimeve, duke u ndalur konkretisht tek ilaçet për të cilat tha se janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë.
"Mirëmbrëma dhe një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve dhe qytetareve të kësaj lagje dhe të gjithë atyre që në këto kohëra ndër më kritiket për Shqipërinë, në këto kohëra në të cilat kombi ynë në Shqipëri përjeton shkretimin më të madh në tërë historinë e tij nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë. Kohëra në të cilën në një 10-vjeçar, jo nga një luftë rajonale, as nga një luftë botërore, as dhe nga një epidemi shfarosëse, por nga një politikë çnjerëzore, nga një politikë që shkelmon ditë e natë interesat e qytetarëve, shqiptarët u larguan nga ky vend si asnjë komb tjetër në Europë nga vendi i tyre. Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Në qoftë se ne shtojmë këtu ata që janë në larguar për në zona të tjera të globit, Kanada, SHBA, Australi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe kudo, ne kemi humbur në 10 vite 47% të materies tonë kombëtare.
Vaso Çubrilloviç, me qëllim të konsolidimit përfundimtar të etnisë pushtuese serbe në Kosovë, bëri projektin e shpopullimit të Kosovës.
Ai shpopullim nuk ishte pa sukses. Rreth 300-400 mijë shqiptarë u larguan. I cili konsistonte në mosofrim të shërbimeve, në infrastrukturë të rrënuar, në shkolla, shërbim shëndetësor të keq. Në shpunësime dhe pamundësi pune. Në falimentim të fermave. Nuk i nxirrte pra të gjithë para vrasjes, por teknikat e largimit të shqiptarëve ishin absolutisht identike me këto që ka përdorur Edi Rama në Shqipëri. Urdhëroni, po e fillojmë që këtu. Këtu jemi në një sallë teatri, a mund të imagjinoni se ku e katandisën këta kulturën e kombit? Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç teatrit të operës, asnjë institucion kombëtar në Tiranë. I shkatërroi korrupsioni. I hëngri korrupsioni. Të shkojmë pak më tutje. E dëgjoni çdo ditë flet rritja ekonomike kaq e aq. Po a e dini se çfarë është ajo? Ajo është pasurimi i një grupi shumë të vogël njerëzish dhe një varfërim masiv i shqiptarëve. Çdo njeri, që ka konceptin e buxhetit familjar, të rrogës dhe çmimeve, e ka të qartë se në rast se çmimet më shumë se rrogat, vështirësia ekonomike bëhet gjithnjë e më e madhe në Shqipëri.
Ne ishim në vitin 2013, qytetarët më të mirëpaguar në rajon, jo vetëm në këto 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e vërteta më të paguar edhe se rumunët dhe bullgarët që ishin anëtarë të BE. Ku jemi sot? Sot jemi më të keqpaguarit. Po. Më të keqpaguarit, po çmimet si janë? Çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë janë rritur pothuajse 100 përqind ose më shumë. Çmimet e ilaçeve janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë. Ndaj dhe dalim tek ajo fjalë që një i ri shqiptar i tha para një jave Niko Peleshit në Dublin, ne marrim rrugët se vidhni ju. Ne ikim ju se vidhni ju, dhe jo vetëm vidhni, por ju mbroni vjedhjet tuaja, siç e mbrojtët në rastin e Lubi Ballukut. Dhe çfarë ndodhi? Të gjitha mediat e censuruan zërin e këtij të riu guximtar që përfaqësonte 720 mijë të rinj që janë larguar nga Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al
Petrit Malaj TIRANË- Qeveria ka miratuar sot ndryshime në vendimin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik...
GJIROKASTËR- Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e m...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë ceremoninë solemne të dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa”...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa&r...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës, Ina Zhupa, denoncoi nismën “Porta e Alpeve&rd...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qart...
Flamur Noka dhe Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj Ervin Salianjit, duke e quajtur atë si opozitarin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe bëri thirrje për m...
Lefter Maliqi BERAT- Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i ka kërkuar KQZ-së që të shkarkoj ...