Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalën e tij në foltore, Bardhi deklaroi se Shqipërisë i është bërë e qartë nga partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit nëse Kuvendi shndërrohet në 'bunker për zyrtarët e korruptuar'.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se po pengon procesin e integrimit evropian të Shqipërisë për të mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.
Në fjalën e tij në foltore, Bardhi deklaroi se Shqipërisë i është bërë e qartë nga partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë përparim në procesin e integrimit nëse Kuvendi shndërrohet në 'bunker për zyrtarët e korruptuar'. Sipas tij, janë ngritur shqtësime edhe nga autoritetet gjermane lidhur me një dosje që përfshin Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Deklarata e plotë:
"Nëse sot hap listën e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, do shikoni që 70% e tyre janë individë politikë që kanë qenë në këtë krah të sallës, deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Do ta kishim besuar realisht që kjo qeveri ka për qëllim të reformojë shërbimin e jashtëm, nëse nuk do kishim vërejtur që në zgjedhjet e 11 majit, ambasadat e Republikës së Shqipërisë në mbarë botën u kthyen në qendra elektorale të Partisë Socialiste.
Ku ambasadorët u ardhëdokisnin fjalimin e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, që kudo ku shkonte, fynte opozitën dhe popullin opozitar. Do ta kishim besuar reformën në shërbimin e jashtëm, nëse ju zonja ministre do të vinit këtu dhe nuk do të flisnit për suksese imagjinare të politikës suaj të jashtme me atletet e bardha të kryeministrit, po do të kishit informuar me seriozitetin që ju dikton detyra shtetërore që mbani, Kuvendin e Shqipërisë se si procesi i integrimit Europian është marrë peng nga rasti i korrupsionit të zëvendëskryeministres tuaj.
Pse na flisni për suksese imagjinare të hapjeve të kapitujve zonja ministre dhe nuk na informoni për mbledhjen e dy javëve më parë të grupit COELA, ku Shqipërisë i është bërë e qartë se nuk ka për të patur asnjë hap përpara në procesin e integrimit, nëse ky kuvend kthehet në strehë dhe bunker të zyrtarëve të lartë të korruptuar. Nuk ka për të pasur asnjë hap përpara nëse zv/kryeministres tuaj, ky kuvend nuk i heq imunitetin.
Pse e mbani të fshehur për kuvendin ju këtë informacion dhe na flisni se Shqipëria qenka qendra e Europës se ka hapur kapitujt. Çfarë suksesi është hapja e kapitujve? Sukses është t'i mbyllësh kapitujt. Dhe meqënëse përmende themeloret, shteti ligjor është baza e atij procesi. Dhe ju keni vendosur që për një rast konkret, jo vetëm të shkelmoni shtetin ligjor në vend, po edhe të pengoni procesin e integrimit Europian të Shqipërisë.
Për çfarë suksese flisni ju? Serbia ka hapur kapituj e ka mbyllur kapituj. Mali i Zi ka hapur kapituj e ka mbyllur kapituj. Ku jemi ne? Ne jemi te Belinda Balluku. Nuk pyesim ne për procesin e integrimit Europian, ku bëhet fjalë për fatin politik të Edi Ramës dhe të Belinda Ballukut.
Ju integrimin Europian e keni propagandë të pastër. Në cilën tryezë vendimmarrëse na ka ulur qeveria juaj gjatë këtyre viteve? Në cilin organizëm na ka ulur? Në Këshillin e Europës na ka ulur qeverisja e Partisë Demokratike. Në OKB na keni futur ju.
Në cilën tryezë vendimmarrëse na ka ulur kjo qeveri? Askund. Vetëm ka zvarritur për interesa të veta politike dhe motive dhe arsye pushteti, të mbajtjes me dhunë të pushtetit prej 14 vitesh në një proces jetik dhe shumë të rëndësishëm", tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka prezantuar në Kuvend projektligjin “Për Shërbim...
SPAK TIRANË- Seanca e radhës e gjyqit të dosjes “Plumbi i Artë”, është shoqëruar nga debate me tone t&e...
Bordi i Paqes SHBA- Një grup udhëheqësish botërorë, kryesisht shtypës dhe autoritarë, dhe të dërguarit e tyre ...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri Financave Petrit Malaj ka deklaruar se kreu i Partisë Mundësia se është i dënuar për...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme, duke e cilësuar at&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te darka e Edi Ramës me delegacionin e Parlamentit Europian në...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se "Durana Tech Park" është një skenë mashtrimi ...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese po kalon “ditën e saj më të zezë&r...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po sillet si pushtues dhe ftoi qytetarët të protestojnë nes&eum...
Zegjine Çaushi TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka replikuat mbi fjalën e parafolëses, Jozefi...