Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo tha se Spitali i Traumës është sot simbol i degradimit, ndërsa pacientët presin rradhë të gjata për të marrë shërbimin.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë në Kuvend me Ministren e Shëndetësisë, Evis Sala. Gjatë fjalës së saj Xhixho ka ngritur shqetësimi mbi shërbimin dhe situatën në Spitalin Universitar të Traumës. Ajo tha se Spitali i Traumës është sot simbol i degradimit, ndërsa pacientët presin rradhë të gjata për të marrë shërbimin. Sipas Xhixhos prej dhjetorit 2025, 10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pafund.
Nga ana tjetër ministrja Sala i cilësoi këto si deklarata politike pa fakte, ndërsa shtoi se asnjë pacientë nuk është lënë pa shërbim. Ajo tha se punimet kanë nisur në shtator 2025 dhe po realizohen me faza për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit. Sala theksoi se operatori i urgjencës funksionon normalisht dhe kryer ndërhyrjet e nevojshme te traumës dhe ortopedisë.
Xhixho: Ky spital sot, është simbol i degradimit të sistemit shëndetësor që ju drejtoni. Gjatë 2025-ës shërbim mbi 62 mijë shqiptarë. Por prej dhjetorit 2025, 10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pafund. Pa transparencë dhe pa plan alternativ funksional, mijëra qytetarë janë lënë në listë pritje dhe pacientët me urgjenca presin me javë të tëra me dhembje. Do doja disa përgjigje: Ç ‘shpjegim do u jepni pacientëve që në këtë spital janë mbyllur sallat operatore pa garantuar kapacitete alternative? A ka plan kontigjence për përballimin e situatës gjatë rikonstruksionit 2 vjeçar dhe pse plani s’është bërë publik? Pse pacientët nuk janë informuar zyrtarisht se shumë shërbime janë pezulluar e kufizuar prej muajsh? Sa pacientë në listë pritje ka aktualisht dhe sa presin prej nj viti për operacion? Pse ju thuhet pacientëve se mund të presin deri në 6 vite për një ndërhyrje kirurgjikale?
Sala: Spirtali Universitar i Traumës, spital që përballon emergjencat më të rënda në vend. Struktura që çdo ditë trajton pacientë politrauma, aksidente të rënda dhe raste komplekse. Një proces modernizimi po tentohet të paraqitet me sensacion politik dhe pa përgjegjësi. Për këtë arsye, debati për këtë spital duhet të mbështeten mbi fakte, përgjegjësi dhe jo mbi perceptime të pavërteta. Spitali i Traumës nuk është mbyllur, asnjë pacientë nuk është lënë pa shërbim. Spitali në proces riskonstruksioni dhe modernizimi, investim i domosdoshëm me standarde të larta sigurie. Fond prej 759 milionë lekësh. Punimet kanë nisur në shtator 2025 dhe po realizohen me faza për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit. Aktualisht po punohet në sistemimet e jashtme dhe në bllokun operator qendror. Operatori i urgjencës funksionon normalisht dhe kryer ndërhyrjet e nevojshme te traumës dhe ortopedisë./Dosja.al
BRUKSEL- Grupi i punës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, COELA ka miratuar sot raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmje...
Michel Tarran POGRADEC- Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i refo...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se procesi i integrimit europian të ...
Kreshnik Hajdari TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ndodhet në konflikt interesi, ndaj t&eu...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka shpërthyer ditën e sotme në Kuvend në lidhje me gjendjen e spitalit t&eum...
Evis Sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala theksoi se shëndetësia nuk mund të përdoret si një mjet p...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka shpërthyer në Kuvend ditën e sotme mbi degradimin e spitalit të ...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa denoncoi lidhjet kriminale brenda në zyrat e administratës në Sarandë për ...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka dezinfo...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka treguar sot kushtet e mjerueshme dhe mungesat ekstreme të ilaçeve dhe aparaturave...