Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PD kërkon që Erion Veliaj, Fatjon Dhuli dhe Hysni Karaj të jenë përpara drejtësisë.
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme skemën e bërë publike nga emisioni 'Piranjat' për manipulimin e zgjedhjeve në Tiranë nga PS për t'i dhënë fitoren, kryebashkiakut Erion Veliaj.
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, bëri një deklaratë ku theksoi se për këtë fakt, drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet të jenë përpara drejtësisë.
"Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin- thotë Bardhi ndër të tjera.
DEKLARATA E PLOTË:
Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.
Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK. Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin. Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.
Është po media e cila ka zbuluar një tjetër skandal të manipulimit të votave në Tiranë. Emisioni investigativ “Piranjat” ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.
8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi. I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët. Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt. Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.
Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës. Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell. Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.
Emisioni investigativ ‘Piranjat’ pasyroi sesi banorët që nuk janë rezident në Tiranë, votuan për Erion Veliajn. Sipas ‘Piranjat’, dy persona, ku njëri prej tyre është punonjës i Bashkisë Tiranë, i kanë lëshuar me qira 3 banesat e tyre, në Njësinë Administrative nr. 7 dhe 8 banorëve që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përveç faktit që janë punonjës të Bashkisë Tiranë.
Banorët pohuan se nuk banojnë në Tiranë, por thjesht kanë pasaportizimin./Dosja.al
TROPOJË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi sërish Tropojën. Ditën e djeshme, ajo u takua me banorët e zonës e madje ko...
Edi Rama TIRANË- Këngëtarja Elhaida Dani ishte e ftuar në podcasting e rradhës “Flasim”, të kryeministrit Edi Ram...
Lulzim Basha SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta masive në Shqipë...
Lulzim Basha SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot një takim me të rinjtë në Sh...
Edi Rama SARANDË- Kryeministri Edi Rama gjatë turit të falenderimeve ka bërë disa batuta me kryebashkiakun e zgjedhur të...
Edi Rama SARANDË- Si në Vlorë po ashtu dhe në Sarandë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se institucioni i hipotekës &e...
Fredi Beleri BRUKSEL- Komisioni Europian ka thyer heshtjen për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, i...
KAS TIRANË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ankimuar sot në KAS rezultatet për Këshillin Bashkiak në Librazhd, nd&eum...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve këtë të shtunë, duke u ndalur në Vlorë ku ka fa...
Blendi Kajsiu dhe Andi Bushati TIRANË- Dy kolumnistët e rregullt të Lapsi.al janë futur në një polemikë lidhur me ...