LIVE UPDATES
Politike

Ish-kandidatët për këshillat bashkiak në Ferizaj kërkojnë hetim të rezultatit të zgjedhjeve lokale

Bashkim Fazliu, që garoi si i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, tha se po kërkojnë zgjerim të hetimeve, pasi dyshon se ka pasur manipulim të rezultateve zgjedhore, njësoj sikurse është vërejtur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit, sa i përket votave për kandidatë për deputetë.

26 Janar 2026, 13:55 Nga I.A
Ish-kandidatët për këshillat bashkiak në Ferizaj
Foto Ilustruese

KOSOVË- Tridhjetetre ish-kandidatë për Kuvendin Komunal të Ferizajt i janë drejtuar Prokurorisë Themelore në këtë komunë duke kërkuar zgjerim të hetimeve lidhur me rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Ndërkaq, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë kërkuar masa të jashtëzakonshme verifikuese.

Megjithatë, KQZ-ja ka certifikuar rezultate për këto zgjedhje dhe ka asgjësuar materialin zgjedhor.

Bashkim Fazliu, që garoi si i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, tha se po kërkojnë zgjerim të hetimeve, pasi dyshon se ka pasur manipulim të rezultateve zgjedhore, njësoj sikurse është vërejtur edhe për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit, sa i përket votave për kandidatë për deputetë.

Kërkesën e parë e kemi dorëzuar te Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe për dijeni do t’ia dërgojmë edhe Laura Pulës, koordinatore nacionale për zgjedhje. Në prokurori kemi bërë kërkesë për zgjerim të hetimeve që janë duke u bërë për 28 dhjetorin pasi është natyra e njëjtë, janë komisionerët pothuajse të njëjtë”, tha ai, duke shtuar se ekziston dyshimi se komisionerët mund të kenë keqpërdorur votat edhe për votimet e 12 tetorit.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, javën e kaluar u ndaluan 109 persona, nën dyshimet për keqpërdorime të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit. Ndaj 23 prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndonëse në Prizren, manipulimi vlerësohet se ishte në shkallë më të lartë, edhe në Ferizaj dhe Malishevë kanë nisur hetimet për keqpërdorim të mundshëm të rezultatit zgjedhor.

Fazliu tha për mediat se nga KQZ-ja është kërkuar ndërmarrja e masave të jashtëzakonshme verifikuese “pas daljes në pah të provave të reja të keqpërdorimeve dhe manipulimeve që kanë ndodhur më 28 dhjetor”,.

Ne KQZ-së i kemi kërkuar ndërmarrjen e masave të jashtëzakonshme verifikuese, pastaj një ndër kërkesat është edhe rinumërimi i fletëvotimeve. Nëse del rezultati i njëjtë për hair ju qoftë, nëse nuk del rezultati i njëjtë kërkojmë anulimin e certifikimit”, tha ai, duke shtuar se për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme, për ato lokale edhe një votë përcakton se kush hyn në Kuvend Komunal, e kush jo.

Fazliu tha se nuk ka parë informacion që për zgjedhjet lokale, rezultati i të cilave u certifikuan në fillim të dhjetorit 2025, është asgjësuar materiali zgjedhor.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se në përputhje me ligjin, materiali zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit është asgjësuar.

Ligji parasheh që materiali zgjedhor të shkatërrohet brenda 60 ditësh, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, veç nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendos ndryshe.

Elezi nga KQZ tha se në procesin e shkatërrimit të materialeve janë përjashtuar ato për të cilat Prokuroria e Shtetit dhe gjykatat “janë duke i trajtuar”.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Prokurorisë së Shtetit me pyetjen nëse në mesin e materialeve që mund të jenë duke u trajtuar ka edhe nga komuna e Ferizajt, por ajo ridrejtoi pyetjet për Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Nga organi ndjekës në Ferizaj ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, për shkak të mospërputhjeve të vërejtura te votat e kandidatëve për deputetë, më 19 janar KQZ-ja vendosi rinumërim të plotë të votave të rregullta. Rinumërimi pritet të shtyjë edhe më shumë formimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala nga zgjedhjet e 28 dhjetorit./REL

bashkim fazliu

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë