LIVE UPDATES
Politike

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria? Analiza: Cili shtet anëtarësohet i pari në Bashkimin Evropian?

Procesi i integrimit do të zhvillohej lehtësisht, duke marrë parasysh se Islanda është më e pasur sesa mesatarja e BE-së, dhe me një popullsi prej 300.000 banorëve, ky do të ishte shteti më i vogël në BE, nëse anëtarësohet. Ndonëse Brukseli zyrtarisht është duke qëndruar larg debatit për anëtarësim të këtij shteti në BE, ai në fakt është duke bërë gjithçka për ta pasur sa më afër. Gjatë vizitës së saj, von der Leyen është zotuar për rishikim dhe potencialisht avancim të marrëveshjes aktuale tregtare.

2 Gusht 2025, 12:30 Nga M.B
Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria? Analiza: Cili shtet
Foto ilustruese

BRUKSEL- Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit. Disa tjerë mendojnë se do të jetë Moldavia, shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat. Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.

Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar territorin danez të Grenlandës, dhe ideja e një lufte tregtare mes garantueseve të sigurisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe partneres më të madhe tregtare, BE-së, kanë krijuar shqetësim në këtë ishull në veri të Atlantikut. Qeveria aktuale e Islandës, e cila ka ardhur në pushtet vitin e kaluar, ka bërë të ditur se do të mbahet një referendum para vitit 2027 për rinisje të bisedimeve me Brukselin për anëtarësim në BE.

Sondazhet sugjerojnë se shumica do ta mbështeste rinisjen e bisedimeve. Dhe kjo nuk është hera e parë që Islanda është në këtë pozitë. Ky shtet ishte goditur ashpër nga kriza globale financiare më 2008, kur tri banka të mëdha i kanë falimentuar. Anëtarësimi në BE – sidomos në Eurozonë – ishte konsideruar si një mënyrë për shmangie të krizës dhe negociatat me bllokun evropian patën nisur më 2010. Bisedimet ishin pezulluar tre vjet më vonë nga një qeveri e sapozgjedhur e krahut të djathtë. Atëbotë, edhe vendet e Eurozonës kanë qenë në gjendje të rëndë nga kriza financiare, prandaj anëtarësimi në këtë grup, dhe miratimi i valutës së përbashkët, nuk ishte parë si hap shpëtues.

Përgjatë atyre tre vjetëve të bisedimeve për anëtarësim, Reikjaviku i ka hapur shumicën e 33 kapitujve dhe i ka mbyllur 11 sosh. Për krahasim, Mali i Zi – në krye të vendeve që synojnë BE-në – ka arritur t’i mbyllë shtatë kapituj më tepër pas më shumë se një dekade të negociatave. Kur zyrtarët e BE-së besojnë se Islanda do të mund ta përfundonte brenda pak vjetësh procesin e anëtarësimit – i cili është ende valid – ata nuk ka flasin pa bazë. Këtij shteti i ndihmon fakti se është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, çka do të thotë se bashkë me Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin veçse i zbatojnë rregullat e tregut të brendshëm të bllokut evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka vizituar këtë vend javën e kaluar dhe e ka qartësuar shpejt se anëtarësimi eventual në të ardhmen është “vendim sovran që e marrin njerëzit këtu”.

“Nuk është temë që unë duhet ta komentoj”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo ka shtuar se “Islanda është e familjarizuar dhe e integruar në tregun e BE-së, dy palët kanë vlera të njëjta, njihemi me njëri-tjetrin shumë mirë, dhe e kemi të njëjtën mendësi – e gjithë kjo është vlerë e shtuar”. Duke folur në kushte anonimiteti, një diplomat evropian i familjarizuar me këto zhvillime, ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë.

“Do të ishte mirë që një shtet i Evropës Perëndimore të anëtarësohej në BE, sidomos pas Brexitit”, ka thënë ai.

“Kjo do të tregonte se klubi është ende atraktiv”.

Procesi i integrimit do të zhvillohej lehtësisht, duke marrë parasysh se Islanda është më e pasur sesa mesatarja e BE-së, dhe me një popullsi prej 300.000 banorëve, ky do të ishte shteti më i vogël në BE, nëse anëtarësohet. Ndonëse Brukseli zyrtarisht është duke qëndruar larg debatit për anëtarësim të këtij shteti në BE, ai në fakt është duke bërë gjithçka për ta pasur sa më afër. Gjatë vizitës së saj, von der Leyen është zotuar për rishikim dhe potencialisht avancim të marrëveshjes aktuale tregtare.

Ajo e ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për të mbrojtur infrastrukturën kritike e cila është thelbësore për Islandën, sikurse kabllot nënujore, si dhe ka nisur negociata për një marrëveshje të re për siguri dhe mbrojtje, e cila do ta rriste bashkëpunimin ndaj kërcënimeve kibernetike dhe atyre hibride. Ky partneritet, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit, ka rëndësi të posaçme për Islandën, e cila është e vetëdijshme për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos për faktin se Rusia dhe Kina po bëhen secilën herë e më aktive në rajonin e Arktikut.

Edhe Shtetet e Bashkuara e kanë tronditur së fundmi këtë shtet, pas debateve që janë bërë për Grenlandën, duke ia forcuar edhe më tepër idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht se ky shtet ishte larguar nga paraardhësi i bllokut – Komuniteti Evropian - më 1985. Ndonëse Uashingtoni nuk ka bërë pretendime të njëjta për Islandën, në këtë ishull është rritur doza e nervozimit, pasi SHBA-ja është garancia e saj e sigurisë në emër të NATO-s, përmes një marrëveshjeje bilaterale të nënshkruar më 1951.

Prandaj Islanda është anëtarja e vetme e NATO-s që nuk ka ushtri të veten dhe nuk ka plane të afërta për ta krijuar një të tillë. Më 2006, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta mbrojnë ishullin, mirëpo forcat e veta nuk do të kenë prezencë të përhershme aty. Ajo politikë është ende në fuqi, ndërsa një bazë e dikurshme amerikane në Keflavik vazhdon të jetë qendër e stërvitjeve të NATO-s. Në gjithë këto zhvillime, tensioni tregtar transatlantik vetëm sa e shton tensionin në Islandë.

Reikjaviku dëshiron që Brukseli ta konsultojë lidhur me bisedimet tregtare BE-SHBA, mirëpo zyrtarët evropianë kanë treguar nuk mund të premtojnë në këtë drejtim, pa anëtarësim të plotë të Islandës. Dhe pikërisht tregtia është tema që mund të nxisë konflikt në negociatat eventuale për anëtarësim, sidomos kur bëhet fjalë për bujqësi dhe peshkatari – dy industritë kryesore të ishullit. Kjo është arsyeja pse këto dy industri janë të përjashtuara nga marrëveshjet tregtare aktuale.

Ekzistojnë shqetësime se politika e përgjithshme e BE-së në bujqësi mund t’i dëmtojë rëndë bujqit e Islandës duke e vërshuar ishullin me produkte të lira nga vendet tjera anëtare. Peshkimi është temë edhe më delikate. Reikjaviku pretendon me krenari se menaxhimin e rezervave të peshkimit e ka superior në krahasim me atë të Brukselit. Prandaj Islanda ngurron të heqë dorë nga të drejtat e veta ekskluzive në peshkim në mbi 300 kilometra në zonës ekonomike me flotat daneze, holandeze, irlandeze, spanjolle dhe franceze.

Pastaj është gjuetia e balenave për qëllime komerciale, e cila është ende e lejuar në ujërat islandeze, pavarësisht presionit të BE-së për një moratorium global. Të gjitha këto besohet se ndikojnë në faktin pse shumica e partive politike në Parlamentin e Islandës janë kundër anëtarësimit në BE. Ndonëse sondazhet tregojnë se popullsia e pëlqen idenë e rinisjes së bisedimeve me Brukselin, banorët duket se nuk janë shumë të sigurt nëse duan të anëtarësohen në bllokun evropian. Në Bruksel, zyrtarët e ruajnë shpresën, ndonëse shohin pengesa në rrugë, sepse Islanda është vend i vogël, mirëpo shumë i pavarur, dhe e ka të vështirë të heqë dorë vullnetarisht nga sovraniteti i vet./ REL

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje