Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha i cilësoi ata si përgjegjës për shkelje të dokumenteve zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare që do të çonin në ndërprerjen e mandatit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre lidhur me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë një deklarate para SPAK, Berisha tha se me gjashtë vota, disa anëtarë të KLGJ-së refuzuan nisjen e procedurave për verifikimin e papajtueshmërisë së mandatit të saj.
Berisha i cilësoi ata si përgjegjës për shkelje të dokumenteve zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare që do të çonin në ndërprerjen e mandatit.
"KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj. Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj.
Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena.
Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës. Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit.
E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.
Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej. Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë paeaqitjes në SPAK tha se aty brenda pa prokurorin Arben Kr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK ditën e sotme, ku akuzon prokurorin Altin Dumani p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për ma...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një kërkesë të gjyqtarëve që sipas tij, ata duan t&e...
Ivanka Trump Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së N...
Foto Ilustruese Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen p&eum...
Foto ilustruse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të par...
Jeffrey Epstein dhe Atifete Jahjaga SHBA- Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete J...
Rama dhe Meloni TIRANË- Pensionistet italian që jetojnë në Shqipëri im kanë dërguar një letër kryeministr...
Kongresi amerikan KOSOVË- Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shfaq m...