9 Janar 2023, 20:51
Nga F.M
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka konfirmuar bashkëimin e deputetit Agron Çela me Partinë Socialiste. I ftuar në EuroNews, Klosi ka hedhur poshtë në këtë mënyrë, deklaratën e dhënë më herët nga kreu i Partisë së Lirise Ilir Meta, i cili është shprehur se janë lajme 'të shpikura nga Rilindja'. Klosi u shpreh se Partia Socialiste është si magnet, pasi është forca politike më e madhe, më e organizuar dhe më fituesja në vend.
“Kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Çela dhe me shumë kolegë të PD-së në parlament. E shikoj si një magnet që PS-ja është shumë e fortë, kjo ka qenë gjatë gjithë kohës. Një herë kemi pasur çarje, ajo çarje na humbi pushtetin në 2005 dhe nga ai moment, nuk ka pasur më ngjarje që nga PS-ja të largohet. PS-ja vazhdon të dëshmojë që është partia më e madhe, më e organizuar, më fituesja në vend dhe si e tillë është një magnet shumë i mirë për ata që duan që të ketë punë të mira për komunitetin. Zoti Çela vjen si një deputet që ka mbështetje të konsiderueshme të shprehur në vite,në disa mandate në zonën ku ai funksionon, pra, ka forcën e tij politike personale dhe këtë ai e menaxhon për të mirën e komunitetit. Unë mbështes çdonjërin, partia është kryesorja, struktura është më rëndësishmja, njerëzit që na votojnë, janë ata që ne duhet t’i vlerësojmë,"- tha ai.
Në një konferencë për mediat më 6 janar, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela drejt Partisë Socialiste. Ai tha se këto janë lajme të porositura dhe se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa.
blendi klosi agron cela ilir meta
Politike
9 Janar 2023, 20:11
F.M
Erion Veliaj në rrugën 'Xhon Belushi'
TIRANË- Rruga “Xhon Belushi” në Njësinë 4 ishte segmenti i radhës ku k...
Politike
9 Janar 2023, 19:54
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pretendon se tenderi për riparimin e rrugës ‘Xhon Beluhsi” ë...
Politike
9 Janar 2023, 18:53
f.g
Albana Vokshi dhe Erion Veliaj
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sfiduar publikisht kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, i ...
Politike
9 Janar 2023, 19:23
F.M
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo, ka dalë sërish në një deklaratë p&...
Politike
9 Janar 2023, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që 29 janari do të jetë afati ligjor, kur partitë kryes...
Politike
9 Janar 2023, 17:36
I.A
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i Partsë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se tende...
Politike
9 Janar 2023, 17:26
F.M
Edi Rama dhe Alda Klosi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vjedhjen e shtëpisë së ish-zyrt...
Politike
9 Janar 2023, 14:28
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Enver Sheshit. Përmes një postimi t&eum...
Politike
9 Janar 2023, 13:37
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja Belinda Balluku është pyetur ditën e sotme gjatë konferencës së gazetarëve lidhur...
Politike
9 Janar 2023, 13:36
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me funksionin e Bordit të Transpare...