LIVE UPDATES
Politike

PD: Veliaj anuloi tenderin sepse u kap me presh në dorë. E denoncuam një ditë më parë vjedhjen e mbi 400 milionë lekëve në rrugën “John Belushi”

Bozdo shtoi se kjo gjë mund të interpretohet si një triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milion lekë që do të zhvateshin me riparimin e kësaj rruge.

9 Janar 2023, 19:23 Nga F.M
PD: Veliaj anuloi tenderin sepse u kap me presh në dorë. E denoncuam
Eno Bozdo

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo, ka dalë sërish në një deklaratë për mediat, përmes të cilës thotë se tenderi për riparimin e rrugës “Xhon Belushi” në Tiranë, është anuluar pas denoncimeve të Partisë Demokratike. Këtë mesditë, Bozdo, nga selia blu, u shpreh se Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Bozdo shtoi se kjo gjë mund të interpretohet si një triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milion lekë që do të zhvateshin me riparimin e kësaj rruge.

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

Deklarata e Bozdos:

Erion Veliaj sapo doli e lajmëroi se, kësaj here, po tërhiqej nga vjedhja e 400 milion lekëve, pasi e kapi në flagrancë Belind Këlliçi. Ai tha se kishte anuluar tenderin korruptiv për shtrimin e rrugës John Belushi, pasi u kap, ashtu si Rozeta e shtëpive të pushtetarëve, duke vjedhur 400 milion lekë. Ndryshe nga Rozeta që pastronte shtëpitë e hajdutëve, Erioni pastron çdo ditë xhepat e qytetarëve dhe arkën e shtetit për kontot e tij dhe shpërblimet e patronazhistëve. Erion Veliaj e anuloi tenderin, jo se reflektoi si zyrtar i shtetit, por se u kap me presh në dorë. Ne duam ta trajtojmë këtë tërheqje të kryebashkiakut, jo si fitoren e parë të Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj Belind Këlliçi në garën për Tiranën, por si triumf të qytetarëve të cilëve u janë shpëtuar 400 milion lekë. Partia Demokratike zotohet se rruga John Belshi do të jetë e para që do të sistemohet pas fitores më 14 maj, jo duke e shtruar sa për sy e faqe me asfalt elektoral, por duke e ribërë sipas të gjitha standardeve bashkohore.

Anulimi që Veliaj i bëri tenderit, pasi u nxori në pritë patronazhistët përfaqësuesve të PD, është tregues i frikës së pushtetit nga opozita dhe vota popullore e 14 majit. Tani, rruga John Belushi, sipas fjalëve të Veliajt, është thjesht ‘periferike’, ndërsa kur doli në mesnatë si lugat për të shpallur fillimin e punimeve, dhe kur vlente 400 milion për xhepin e tij, ishte një mrekulli. Kështu ndodh me një njeri që nuk flet atë që mendon, dhe nuk bën të që është mirë për njerëzit, por pasi mendon xhepin e tij flet atë që i intereson duke i harruar njerëzit.  Ai gënjen si derr kur thotë se përfaqësuesit e PD e ndihmojnë kur bëjnë denoncime sepse, medemek, nuk paska mundësi t’i shohë të gjitha punët e bashkisë. Harron se po atë punë për të cilën po flet, e ka shpallur vetë para një jave në televizion. Kur rrena të bëhet natyrë e dytë dhe turpi nuk ta skuq më faqen, je gati të bësh e thuash çdo gjë. Beteja jonë me “Zdromsin e pare” të Tiranës nuk merr fund këtu. 400 milion lekët e rrugës John Belushi, që ne ia zumë në fyt, janë vetëm një pikë uji në detin e korrupsionit mbi të cilin noton prej 8 vitesh ky personazh.

Mburrjet e tij me punët e bëra edhe pse ato i pengoka opozita, nuk janë ndryshe nga rezistenca që bëri në fillim për rrugën John Belushi. Partia Demokratike nuk është kundër punëve të bëra, por kundër punëve të vjedhura.  Ai le të flasë për shkollat që ka bërë, por ne duam që publiku të imagjinojë shkollat dhe rrugët që do ishin bërë nëse një shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohej me 3-4 milion euro, krahasuar me 650 mijë në BE. Nëse një kilometër asfalt nuk do kushtonte sa pesëfishi në një vend të Europës. Ky është shqetësimi ynë, forcës politike qeveria e së cilës ka ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë kombëtare dhe rurale, me aq fonde sa këta të partisë së Veliajt kanë shpenzuar për 120 kilometra.
Ata që i dalin zot Veliajt dhe Ramës kur këta vjedhin, e bëjnë për faqen e tyre të zezë. Ne i dalim zot Shqipërisë, sepse kryebashkiakët dhe partitë janë me qindra, por Shqipëri kemi vetëm një.

eno bozdo skandali me rrugen xhon belushi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën