LIVE UPDATES
Politike

Komisionerët në zgjedhje rikthejnë përplasjen në PD, avokati Indrit Sefa për BIRN: KQZ mori dokumentin në Gjykatë. Bylykbashi: Dëmtohet procesi

Dy fraksionet e PD-së, të udhëhequra respektivisht nga Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha, pretendojnë të drejtën për regjistrimin e anëtareve në KZAZ-të për zgjedhjet vendore.

9 Janar 2023, 18:26 Nga k.m.
Komisionerët në zgjedhje rikthejnë përplasjen në PD,
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që 29 janari do të jetë afati ligjor, kur partitë kryesore politike të dorëzojnë propozimet për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). E drejta për të propozuar komisionerë sipas Kodit Zgjedhor u takon dy partive kryesore nga mazhoranca dhe dy partive kryesore nga opozita, ndërsa kryesimi i KZAZ-ve ndahet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të KQZ-së “në zgjedhjet e datës 14 maj 2023 dy anëtarë në çdo KZAZ propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë; një anëtar nga Partia Social Demokrate; dy anëtarë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një anëtar në çdo KZAZ do të propozohet nga Partia e Lirisë”. Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet PS dhe PD.

Por kjo formulë e thjeshtë e përcaktuar në ligjin zgjedhor pritet të rikthejë përplasjen mes grupimeve rivale në Partinë Demokratike, pasi statusi juridik i kësaj partie është i paqartë pas luftës së brendshme për të marrë kontrollin e saj.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, i pranishëm në mbledhjen e së hënës, i tha BIRN-it se propozimet për komisionerë do t’i dërgojë partia e cila figuron e regjistruar në librin e partive politike në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës.

“Si praktikë pune KQZ i dërgon një letër gjykatës së Tiranës për të marrë listën e partive politike të regjistruara në regjistrin e gjykatës”, thotë Sefa.

Sipas tij, në këtë regjistër PD figuron me kryetar Lulzim Bashën, edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen publikisht gati 1 vit më parë.

“Basha ka autorizuar të drejtën për të kryer veprime në KQZ nënkryetarët e partisë, por edhe mua si përfaqësues ligjor”- thotë Sefa, për të cilin është e qartë nga ana juridike që e drejta për të propozuar komisionerë i takon grupimit që njihet si “Basha-Alibeaj”.

Por, për palën tjetër me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha e drejta për të vendosur komisionerët zgjedhorë u takon atyre, pasi ata përfaqësojnë partinë me strukturat dhe anëtarët e saj.

“Ka një vendim gjykate në fuqi që njeh kuvendin e 11 dhjetorit të PD-së, vendimet dhe simbolet e vendosura në atë Kuvend”- i tha BIRN-it Oerd Bylykbashi, duke iu referuar vendimit të shkallës së parë të marr më 25 mars 2022. Por, çështja nuk ka marrë një vendim të formës së prerë pasi u apelua nga grupi tjetër i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj. Bylykbashi e pranon ngërçin juridik para të cilit ndodhet KQZ-ja, por shton se është me rëndësi që balanca politike e komisioneve zgjedhore të ruhet sipas frymës së ligjit.

“Kjo formulë e KZAZ-ve u vendos në reformën zgjedhore të 2003-it dhe ka krijuar një balancë politike që nuk është kontestuar në administrimin e zgjedhjeve”- thotë ai, duke shtuar se “potenciali për detonim të situatës politike është i lartë”.

“Prekja e balancave dëmton procesin zgjedhor dhe atë politik,”- përfundon Bylykbashi.

Partia Demokratike u nda në dy kampe që nga muaji shtator 2021, kur kryetari i saj Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të shpalljes së këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor.

Berisha nisi një fushatë për të rimarrë drejtimin e partisë dhe krijoi organe të reja, miratoi statut e sigël të re. Ai mori dhe selinë fizike të partisë pas vendimit të gjykatës, ndërsa Basha dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022. Gjithsesi Basha arrin akoma të kontrollojë një pjesën më të madhe të grupit parlamentar, kryetari i të cilit Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të futet në zgjedhje me kandidatë të ndryshëm nga PD-ja e Berishës./BIRN

kzaz kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen