LIVE UPDATES
Politike

Kallëzimi në SPAK nga Halit Valteri/ Meta 'no comment': Shpresojmë t’i shpërblehet

Ilir Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën kur u pyet për kallëzimin e ish-kandidatit për deputet të PS Halit Valteri.

9 Qershor 2022, 23:03 Nga I.A
Kallëzimi në SPAK nga Halit Valteri/ Meta 'no comment':
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se padia për gazetën austriake është duke u përkthyer në gjermanisht dhe po bëhet sipas ligjeve austriake. I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën kur u pyet për kallëzimin e ish-kandidatit për deputet të PS Halit Valteri.

DEBATI I PLOTË:

Eni Vasili: Ka pasur disa akuza në media kohët e fundit për disa lidhje tuaja me elementë kriminalë. Ka pasur dhe një ish-deputet, Halit Valteri i cili ka dorëzuar në SPAK padi për ju dhe LSI-në për çështjen e lobimit të 700 mijë dollarëve në SHBA, për të pasur raporte të mira me qeverinë amerikane dhe një foto tuajën me Presidentin Trump. E ka botuar dhe gazeta austriake që ju keni thënë se do e padisni?

Presidenti Meta: Edhe këtë e thatë?! Për kë ka kandiduar ky deputeti që përmendët ju në zgjedhjet e fundit?

Arion Sulo: Për PS-në. Por shkrimi ka qenë më përpara në gazetën austriake.
Presidenti Meta: Ky kandidati i PS ka vajtur për hatër të gazetës austriake atje te SPAK-u, shumë mirë ka bërë.
Arion Sulo: Ai kishte thënë që nuk jam i blerë as nga Edi Rama, e kishte çuar më tej…

Presidenti Meta (Qesh): Duket që në pamje që është me integritet. Po ka qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit? Normale. Shpresojmë që t’i shpërblehet kjo, t’i konvertohet.
Gazeta do të paditet dhe ju do të jeni të ftuar kur të ketë seancat e gjyqit që ta ndiqni. Padia është e padiskutueshme, por përkthehet në gjermanisht, gjithçka do bëhet sipas ligjit austriak. Është e fituar. Është një histori e shpikur te Mother Jones. Ju e dini që SHBA-të po të bësh foto të nisin proceset. Janë përralla.

Presidenti Meta: Që nga Durim Bami, që e merrte ish-ministri i Brendshëm në zyrë me porosi të Edi Ramës, etj. etj., vetëm Edi Rama mund ta katandis vendin në këtë nivel. Asgjë nuk e ndal 25 korrikun.

Keni një mendim për SPAK, është i pavarur, po vepron?

Meta: Ju e dini qëndrimin tim për gjithë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Më thërrisni pas 24 korrikut t’ua shpjegoj si është kapur i gjithë sistemi. Opozita ishte pjesë e kapjes së drejtësisë. Kush e zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota?

Janë një grup i strukturuar kriminal në gjithë aferën e inceneratorëve. Mendoj se të gjitha faktet tregojnë se ata janë shumë të mbrojtur nga SPAK dhe natyrisht bëhen disa koka turku, për të treguar se po punohet. Rama thotë ‘mos shikoni këto mullarët e korrupsionit që krijoj unë çdo ditë këtu, por shikoni ç’ka bërë njëri apo tjetri para 15 vitesh’, sepse vijon të jetë në funksion të një projekti tërësisht të kapur. Kemi pasur rastin e Fatos Nanos, por edhe të tjera. Këto raste kur janë të padrejta, kthehen në bumerang.

ilir meta arion sulo

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet