4 Qershor 2024, 20:25
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demoratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve tha se është i pari që ka denoncuar krijimin e narkoshtetit të Edi Ramës. Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën se bashkë me mentorin e tij Xhorxh Soros krijuan në Shqipëri, Kolumbinë e Europës.
"Kurse krimin e dytë më të madh në histori, ndërtimin e narkoshtetit të vetëm dhe të parë në Europë, rikujtoj këtu çdo shqiptar që do të dijë të vërtetën se këtë kob të vërtetë e kanë denoncuar 6 vitet e fundit mediat më të mëdha të botës në SHBA, në Kanada, Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë, Suedi, Zvicër, Danimarkë, Austri, Greqi, Itali etj.
Dhe së fundmi e denoncoi në mënyrën më të faktuar, më të fuqishme emisioni Raport i RAI3 duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombit shqiptar, zgjimit të ndërgjegjes së tyre. Edi Rama, të them këtu para shqiptarëve se unë nuk e mohoj, por e kam për përgjegjësi që jam ndër të parët në Shqipëri dhe në botë që kam dënuar narkoshtetin në këtë vend.
Edi Rama, e kam bërë këtë kur e gjithë bota e drogës do të mprihte thikat kundër meje. Por për mua interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve është interesi i parë dhe gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme. Edi Rama, e kam denoncuar atë sepse kam mësuar se me mentorin tënd, armikun e egër të demokracisë shqiptare, Xhorxh Soros, ishe lidhur me Bogotën dhe me zyrtarët e atij vendi dhe do importoje këtu modelin kolumbian, do krijoje me doktrinën e Sorosit të rrënimit të kombit shqiptar, në Shqipëri, Kolumbinë e Europës," tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Qershor 2024, 20:19
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sërish mbrëmjen e kësaj të martë investigimin e emisionit "...
Politike
4 Qershor 2024, 20:11
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas kandidaturës së avokates Eris Hysi, të përzgjedhur nga Kuvend...
Politike
4 Qershor 2024, 19:44
M.B
Komisioni
TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku do të dëshmojë me dyer t&...
Politike
4 Qershor 2024, 18:46
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Teksa ka përfunduar dëshmia e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Komisionin Hetimor për TIM...
Politike
4 Qershor 2024, 18:44
M.B
Komisioni
TIRANA- Dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka përfunduar pas 3 orësh në Komisionin Hetimor për Sis...
Politike
4 Qershor 2024, 18:27
B.Z
Edi Rama, Giorgia Meloni
TIRANË - Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë vendin tonë ditën e nesërme...
Politike
4 Qershor 2024, 18:13
B.Z
Edi Rama, Girogia Meloni
TIRANË - Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni pritet të vizitojë ditën e nesërme vendin tonë...
Politike
4 Qershor 2024, 17:11
B.Z
Sali Berisha, Edi Rama
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pas investigimit të emi...
Politike
4 Qershor 2024, 15:55
B.Z
Ervin Salianji
TIRANË - Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS, aty ku është thirrur për të dëshmuar ...
Politike
4 Qershor 2024, 15:42
M.B
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan marrëveshjen për migrantët n&e...