Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipi ishin në nënstacionin elektrik të Golemit i cili ofron më shumë siguri për të gjithë abonentët nga zona e Golemit deri në Qerret.

GOLEM- Afro 50 mijë banorë në zonën bregdetare të Golemit përfitojnë tashmë një shërbim më cilësor të furnizimit me energji elektrike. Dyfishimi i kapaciteteve të nënstacionit, si edhe disa ndërhyrje të tjera të realizuara në zonë kanë rritur dhe fuqizuar sigurinë energjetike, duke ju përgjigjur kështu zhvillimit të zonës, si dhe përballimit të fluksit përgjatë sezonit veror.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Administratorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipi ishin në nënstacionin elektrik të Golemit i cili ofron më shumë siguri për të gjithë abonentët nga zona e Golemit deri në Qerret.
Administratori i OSSH bëri të ditur se krahas nënstacionit elektrik të Golemit, në zonën e Durrësit po punohet edhe në nënstacionin e Porto Romanos për rritjen e kapaciteteve të tij, duke bërë të mundur një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me energji elektrike për të gjithë bashkinë e Durrësit. “Përveç kapaciteteve të shtuara do t’i përgjigjemi të gjitha nevojave të ndërtimeve të reja, pasi zona e Golemit është në zhvillim intensiv urbanistik dhe ato kërkojnë kapacitete për t’u lidhur në rrjet, ne kemi edhe investime të tjera që parashikojmë në pika të tjera që janë po kaq të rëndësishme sa edhe nënstacioni i Golemit. Jemi futur në procesin e fuqizimit edhe të nënstacionit të Porto Romanos”, tha Dalipi, duke shtuar gjithashtu se po ndërhyhet edhe në disa fidera në zonën bregdetare përmes të cilave garantohet siguri më e lartë në furnizim.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se këto investime jo vetëm rrisin cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, por përmirësojnë edhe treguesit e vetë kompanisë duke rritur performancën dhe ulur humbjet. “Të gjitha këto investime janë të rëndësishme jo vetëm për standardet tona për uljen e humbjeve, por janë të rëndësishme edhe për t’i dhënë siguri dhe standard furnizimi të gjithë banorëve të zonës”, tha Karakaçi.
Ministri theksoi se projektet e realizuar dhe ato që janë ende në proces dhe që pritet të përfundojnë së shpejt e gjithë zona e Durrësit do të ketë një furnizim më cilësor me energji elektrike. “Në gjithë këtë plan masash që kanë marrë nga OSSH dhe janë në punë e sipër sa i takon gjithë zonës së Golemit, ne i japim zgjidhje përfundimtare pjesës turistike të bregut të Adriatikut që preket nga qarku i Durrësit dhe futemi në zhvillime të mëtejshme në zona të tjera që ne do t’i shohim në vazhdimësi në secilën bashki”, nënvizoi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Me afrimin e sezonit turistik OSSH do të nisë nga puna edhe me zbatimin e planit të masave për një menaxhim sa më të mirë të gjithë territorit, me fokus zonat bregdetare ku ka një fluks të shtuar, duke shtuar personelin dhe rritur gatishmërinë./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Seanca gjyqsorë për dosjen “Partizani”, ka nisur në GJKKO ndërsa nuk kanë munguar as ...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dëshmuar në gjyqin p...
Taulant balla\ TIRANË- Taulant Balla është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar rreth çështjes 'Partizani'...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e 21 organizatave fituese q...
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat p&eum...
Taulant Balla TIRANË- Sot në GJKKO ka dëshnuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli ...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro është paraqitur këtë të enjte për herë të parë n&eum...
Naim Rashiti Kosova po përjeton krizë politike e institucionale dhe gjendet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat s&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në forumin e IDU-s në Zagreb,...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar sot para GJKKO se është një ditë e ma...