LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi në Shëngjergj: Transport publik falas edhe paketë financiare për banorët

Banorët e Shëngjergjit sot e paguajnë 2 mijë lekë të vjetra biletën e autobusit për të shkuar në Tiranë.

12 Prill 2023, 13:30 Nga I.A
Këlliçi në Shëngjergj: Transport publik falas edhe
Kellici

TIRANË- Transporti publik falas do të jetë një e mirë që do të ulë kostot e jetesës jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe në zonat rurale të bashkisë së Tiranës. Nga Njësia Administrative e Shëngjergjit, ku takoi banorë të kësaj zone, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se pas 14 majit, transporti publik do të jetë falas edhe për ta. Banorët e Shëngjergjit sot e paguajnë 2 mijë lekë të vjetra biletën e autobusit për të shkuar në Tiranë.

“Ka premtuar tren elektrik dhe e ka çuar mashtrimin në atë pike, tha: duke qenë se ka problemin e ajrit të ndotur në Tiranë, se ju këtu nuk e keni, por Tirana e ka shumë qendra, tha; kur të jetë brenda qytetit treni elektrik do punojë me energji elektrike dhe sa po të lëri Tiranën, për të shkuar në Vorë, në Durrës apo në aeroport, ka për të punuar me karburant. Ju jeni zona më e largët në raport me qendrën e qytetit. zona e cila për transportin urban, për autobsin, korigjojeni nëse jam gabim, paguani 2 mijë lekë të vjetra. A bini dakord sikur pas 14 majit ta keni pa pagesë. A e ndihmon zonën ky premtim? A e dini se për buxhetin e bashkisë kjo nuk është asnjë gjë, është vetëm çështje vullneti. Kështu që këtë lehtësi unë ua premtoj se do ta bëjë realitet pas 14 majit. Autobusi Shëngjergj-Kinostudio do të jetë pa lekë. Për këtë u jap fjalën”, u shpreh Këlliçi.

Një tjetër problematikë që hasin banorët e zonave rurale, janë dhe procedurat burokratike për marrjen e lejeve në bashki, sa herë u duhet të kryejnë riparime në banesat e tyre. Pas 14 majit, sipas Këlliçit do të ketë lehtësira për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëjnë riparime apo investime në pronat e tyre. 

“U garantoj se do të keni lehtësira të padiskutueshme në të gjithë procesin e riparimit të shtëpive, apo të ndërhyrjeve që bëni për shtëpiat tuaja, për pronat tuaja private. sigurisht ne si forcë e djathtë e kemi të shenjtë pronën dhe e respektojmë padiskutim. Kjo është një lehtësi që u prek të gjithëve drejtpërdrejtë," u shpreh Këlliçi.

Rrugët e brendshme rurale, janë një tjetër angazhim që do të ketë Belind Këlliçi pas 14 majit, për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e Shëngjergjit. 

“Ato para që ne do të destinojmë në Njësinë Administrative këtu në Shëngjergj, që edhe administratorin do ta zgjidhni ju vetë, kë doni ju t`ju përfaqësojë, pjesën kryesore, pjesën më të rëndësishme të buxhetit ne do t'ia dedikojmë për rregullimin, sistemimin e rrugëve të brendshme në Shëngjergj, sepse ka një nevojë urgjente aty”, u shpreh Këlliçi.

Para banorëve të kësaj njësie, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi edhe paketën fiskale, e cila prek banorët e zonave rurale me heqjen apo reduktimin e disa taksave dhe tarifave vendore, përfshirë taksën për tokën. 

“Kam premtuar në paketën time të uljes së taksave dhe tarifave, diçka që ju u prek drejtpërdrejt, përveç reduktimit të taksës së arsimit që është një taksë që ka shkuar dëm, ka mbledhur 41 milionë euro nuk ka bërë një shkollë, përveç uljes së taksave me 30% dhe përgjysmimit të tarifës me 50% të tarifës së pastrim gjelbërimit edhe të hapësirë publike, ka një premtim që juve u prek drejtpërdrejtë është taksa zero për tokën bujqësore për pjesën që i përket bashkisë”, tha Këlliçi. 

Këlliçi u shpreh para banorëve se me ndryshimin e administratorit të Njësisë Administrative, do të ketë edhe menaxhim të mirë të situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.

“Premtimi i fundit, sigurisht këtu ka një problem edhe me menaxhimin e situatës me ujin e pijshëm, me punonjësit e të gjitha. Ajo është një çështje që rregullohet fare thjeshtë përmes administratorit të ri që do të jetë në njësinë administrative, kjo çështje merr drejtim fare thjeshtë”, u shpreh kandidati i opozitës.

Duke prekur plagën e madhe të shpopullimit dhe largimit të të rinjve nga vendi, Belind Këlliçi u shpreh se do të punojë pas 14 majit, që në Tiranë dhe zonat rurale të rikthehen të rinjtë dhe familjet që kanë ikur gjatë këtyre viteve. 

“Unë do të bëj gjithçka që është në kapacitetin tim, në fuqinë time, që të bëj të mundur që këtu të rikthehen sa më shumë të rinj e të reja apo qytetarë burra e gra, që kanë shkuar jashtë dhe që sytë i kanë nga vendi i tyre, nga Shqipëria, nga Tirana”, përfundoi Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet