Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një marrëdhënie simbiotike e çuditshme që ka interesin politik në radhë të parë, por sigurisht që përfshin pak më shumë njerëz dhe çështje se dyshja Rama-Veliaj.
TIRANE- Këtë herë, e ka radhën lopata. Edi Rama, kryeministri i shqiptarëve paradite dhe kryetari i Partisë Socialiste pasdite, hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Një betejë pa kundërshtarë tha ai, ndërsa ajo që dje më shumë u dyshua ishte fakti se në PS, kundërshtari më i fortë ndoshta është brenda ekipit.
Interpretimi në media dhe publik për fushatën e PS u pa disi më i zbehtë. Pavarësisht shfaqjes dhe kërcimit me tallava në Farkë, shkëlqimit të batutave këtë herë ia zurën vendin thagmat reciproke.
E nisi vetë Rama, duke e quajtur Veliajn një njeri të lindur me këmishë. "Do e nisim sot me 61 pemë për bashkinë e Tiranë dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë dhe e duan të tërë. Nuk e duam vetëm ne që i dhurojmë vetë për fushatë, por e duan edhe ata që i japin kandidatin më të lodhur përballë,"-tha Edi Rama.
Batutat që më shumë ishin ngacmime për të parë reagimin e Veliajt, pasuan në festën e socialistëve në Farkë. As dy orë nuk kishin kaluar nga premtimi për një fushatë pa ndotje akustike dhe shpenzime të panevojshme, kur të dy, Rama e Veliaj udhëhoqën turmën e militantëve. Por edhe këtu, Rama e kishte një koment:
“Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?”-tha Rama.
Por sërish, Veliaj, e përtypi ngacmimin dhe ia ktheu duke thënë nëpër sëkëlldi: “T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar” . U pa sërish një skenë e ngjashme me atë të një çifti që në publik janë "kartolina perfekte". Rama këmbënguli: “Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por pasi të ikni nga këtu dhe të dëgjoni fjalimin do shkoni në shtëpi dhe do thonë : “Kemi pirë birrë, kemi ngrënë qofte…”
Një marrëdhënie simbiotike e çuditshme që ka interesin politik në radhë të parë, por sigurisht që përfshin pak më shumë njerëz dhe çështje se dyshja Rama-Veliaj.
Dosja vëzhgoi mediat kryesore që pranë Partisë Socialiste ndër vite. Gazeta TemA ka goditur sot me një artikull ku analizon këngën e fushatës së PS dhe ngre shqetësimin sesi kryesocialisti, një njeri "sqimatar", nuk u shqetësua nga një material që sipas gazetës është pocaqi dhe atentat për shijet e holla muzikore. Edhe mbulimi mediatik për hapjen e fushatës është i rezervuar.
Shkrimi i Gazeta TemA: "Pas disa vitesh, që nga 2009-ta, PS rikthehet me një këngë në fushatë. Por ajo çfarë u dëgjua në hapje të fushatës mbrëmjen e së martës në Farkë të Tiranës, aty ku u zhvendos festa e pushtetmbajtësve prej 10 vitesh, duket se ishte një zhgënjim, sidomos për pjesën sqimtare të shoqërisë, të votuesve, meqë është në thelb një këngë elektorale. Si linja muzikore e si teksti, ishin një tallava e rëndomtë, deri në atë nivel sa ngre një pikëpyetje të madhe se si e ka pranuar kryesqimtari Rama, një njeri që nuk bën kompromis në çështjet e estetikës.
“Ça po meno,
hajde festo
është kënga ime,
është kënga jonë,
ku është shoqnia,
ku është dashnia,
Është Shqipëria!
Ne ecim para,
vetëm përpara
ne ecim para,
nuk e kthejmë jo kokën mbrapa“, thuhet në tekst.
Se kush është autori dhe këngëtarët, nuk dihen. Krahasimisht me të parën këngë elektorale, atë “Tirona jonë” nga West Side Family në fushatën e lokaleve të vitit 2003, kjo e 2023-shit ishte një pocaqi e vërtetë. Gjithsesi, do e tregojë koha nëse do ketë sukses apo jo. Sukses do të thotë kur ngjit e mbetet te publiku si motiv i pashqitshëm. Gjasat janë që jo, të paktën për veshin e kultivuar, për ndenjat e holla, ndaj të cilave ishte një atentat.

Shqiptarja.com, ndërkohë nuk ka "nuhatur" ose vënë në dukje një problem në shprehjen publike të Ramës. Mbulimi mediatik për ngjarjen është aq i pasur ku shihet se një hapësirë i është dhënë edhe tekstit të këngës, ku spikasin rreshtat "Ku është shoqnia, ku është dashnia, është Shqipëria".


Ndërkohë që "ABC News" që kohët e fundit po shënjestrohet si media e re pro qeverisë, në faqen zyrtare ka zgjedhur që të pasqyrojë më shumë fjalën e Veliajt sesa atë të Ramës. Thumbat, ironitë, kënga e fushatës apo festa në Farkë, nuk janë fare pjesë e mbulimit. Në vend të tyre, ABC ka sjellë fjalën e plotë të Veliajt në Farkë, apo kompozimin e "PS hap fushatën pa dasëm". https://abcnews.al/kategoria/politike/

Albanian Post, portali në pronësi të gazetarit Baton Haxhiu, i njohur për miqësinë e tij me Ramën, ka raportuar vetëm një pjesë të fjalës së kryesocialistit nga hapja e fushatës ndërsa Veliaj nuk shihet askund.
Sot, një editorial në po të njëjtin portal me titullin "Pas 10 vjetësh, të majtë si të majtët?" hedh një tezë të re, se Rama i 2023, do të jetë më pak arrogant dhe më pranë vlerave evropiane të socialistëve, ndërsa njësoj si në "Shqiptarja.com, apo ABC News, flitet për një transformim të PS në një parti të gjelbër që mbjell pemë dhe kujdeset për njerëzit. "Synimi i shpallur tashmë për ngritjen e pagës mesatare në 900 euro dhe asaj minimale në 60 mijë lekë për vitin 2024, forcimi i rrjetit të shërbimeve sociale (shëndetësi, shkolla dhe kopshte), në të gjithë vendin, ftesa për të kuptuar pakënaqësitë e popullsisë, thirrja ndaj sipërmarrësve privatë për t’i dhënë dinjitet kapitalit njerëzor, aspirata për të qenë një vend i gjelbër eksportues energjie e zbriti nga Olimpi i arrogancës së pushtetit socialist në këto vite duke e sjellë atë në kontakt me traditën politike të partive socialiste evropiane. Dhe kjo duket se është realisht risia politike e kësaj fushate elektorale. Do të bëhet PS-ja vërtetë një parti e majtë e gjelbër? Pemët e Ramës, të mbjella sot, janë një bast për të ardhmen. Votuesit që do e besojnë do të jenë në pritje të fryteve."-thuhet në artikullin e AP.
Njësoj të distancuara shihen edhe Lexo.al apo JavaNews.al, duke konfirmuar se ujërat në PS janë të turbullta. Klanet janë plotësuar, rreshtimet janë mbyllur dhe beteja me gjasë nuk është larg.../Dosja.al
Ilirjan Celibashi TIRANË- Ilir Beqaj nuk ka pranuar mandatin e deputetit në Kuvend, pas dorëheqjes së Benet Becit, i cili kandidon...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka replikuar me përfaqësuesit e Partisë...
KQZ TIRANË- Partia Demokratike kërkon që Qerim Ismaili, aktualisht kryetari i Bashkisë Mallakastër të mos lejohet të kan...
Gabriel Escobar dhe Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur takimin me të dërguarin special t&e...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politikë në vend për vitin 202...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka preferuar të prononcohet pas takimit që zhvilloi me të d&eum...
Adriana kalaja TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja i ka drejtuar disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës Erio...
TIRANË- Vijon turi i takimeve të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Pas zhvillimit t&eu...
Takimi TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga takimi i zhvilluar mes të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ga...
Admir Sinamati, kandidati i PD Kukes KUKES- Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit nisi dje zyrtarisht dhe kampet janë në terren p&eu...