LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi prezanton programin për mbështetjen e fermerëve: Lehtësim të procedurave të ndërtimit në fshat, autobus falas për zonat rurale

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me banorë të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut, ku dhe prezantoi programin për mbështetjen e fermerëve.

10 Maj 2023, 11:38 Nga m.s
Këlliçi prezanton programin për mbështetjen e
Belind Këlliçi me banoret

TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është takuar me banorë të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut, ku dhe prezantoi programin për mbështetjen e fermerëve. Fillimisht Këlliçi premtoi që drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen nga vetë qytetarët. Sipas tij, qytetarët kanë shumë halle që nuk ia kanë zgjidhur, ndaj pas 14 majit drejtuesit do të jenë në duart e tyre.

“Se çfarë është mirë për ju këtu në zonën e Petrelës dhe të Bërzhitës e dini ju. Unë kam për detyrë, e para të rikthej kompetencat e plota të drejtuesve të njësive administrative, për shkak të një dështimi total dhe të plotë të reformës territoriale të vitit 2014, që ka larguar qytetarin nga shërbimet. Ju sot me shku te dera e Njësisë Administrative, ish-Komunës, nuk mbyllni asnjë hall, nuk mbaroni asnjë punë sepse janë kukulla ata që rrinë. Kështu që unë ju jap fjalën, që pas 14 majit, drejtuesit tuaj do t’i zgjidhni ju. E keni ju në dorë, dhe ata do jenë njerëzit tuaj dhe do ju mbarojnë ju punë”, tha Këlliçi.

Marrë shkas edhe nga kërkesat e parashtruara nga banorët për riparimin e banesave, Këlliçi premtoi lehtësim të procedurave, si dhe emërimin e një nënkryetari në Bashkinë e Tiranës, dedikuar vetëm fshatit. Ai do ti dedikohet vetëm punëve të fshatit, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik.

“Gjëja e parë që unë do të bëjë do të jetë të lehtësojë procedurat për riparimin e shtëpijave tuaja, sepse është gjëja minimale që i takon fshatit në Tiranë dhe banorëve të komunave të Tiranës. Minimale, vetëm do njoftoni Bashkinë. Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në Bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. Është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerushme”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi përsëriti premtimin e tij për subvencione të fermerëve, duke theksuar gjithashtu dhe ndërtimin e 15 tregjeve me produkte vendase.

“Subvencioni për fermerin do të jetë në qendër të politikës time për të ndihmuar fshatin dhe fermerin e Tiranës. Çfarë do të thotë? Do të ketë çdo vit 7 milionë euro subvencione, 3 milionë euro ndihmë për kredi për huamarrje, dhe pa diskutim do të ndërtojmë 15 tregje të gjelbërta me produkte “Made in Tirana”, të cilat do të certifikohen organikisht”, tha Këlliçi.

Nga Petrela, Belind Këlliçi foli për heqjen e taksës së ndërtimit për shtëpitë e para, ndërsa u angazhua që pas 14 majit të shtojë investimet në infrastrukturë për zonat rurale. Ai tha se do të investojnë në asfaltim, ndërsa foli edhe për shërbime në periferi.

“Premtimi i parë është që për shtëpitë e para do të heqim dhe do të lehtësojmë padiskutim taksën e ndërtimit. Për shtëpitë e para, është shumë e rëndësishme. Një problem që ma keni thënë që ditën e parë që kam ardhur në Bërzhitë dhe të cilin pas 14 majit unë do ta bëj realitet. Infrastruktura rrugore nëpër ish-komuna padiskutim që do të ketë përmirësim, do të investojmë në asfaltim dhe do të jetë çështje kryesore e programit tonë pas 14 majit në konsultim të plotë me drejtuesit tuaj që do ti zgjidhni ju vet. Do të decentralizojmë shërbimet. Do të kemi shërbime padiskutim në periferi”.

Gjatë takimit, kandidati i opozitës u premtoi banorëve të Petrelës, Farkës dhe Baldushkut se autobusi do të bëhet falas edhe për zonat rurale.

“Dua t`ju rikujtoj pikësëpari 5 prioritetet duke nisur nga autobusi pa pagesë që jua premtoj këtu. Fjala e burrit, pas 14 majit do të bëj gjithçka dhe autobusi pa pagesë do të jetë realitet. Bërzhitë, Petrelë, Baldushk, ku të doni ju në Farkë, vejini gishtin në Krrabë, Krraba e padiskutueshme pa pagesë”.

Një nga shqetësimet e banorëve janë edhe gjobat e Policisë Bashkiake. Belind Këlliçi premtoi që pas 14 majit kjo do të marrë fund, duke u thënë banorëve se Policia Bashkiake do të jetë në shërbim të tyre. 

“Unë e kuptoj fare mirë se çfarë qëllimi ka pasur dhe ka Policia Bashkiake, është që t’ua nxijë jetën dhe tu marri ndonjë pare nën dorë. Kjo praktikë pas 14 majit merr fund. Ju jap fjalën që policët bashkiakë do të jenë në shërbimin tuaj, sepse do të bëjnë detyrën. Ata kanë detyrë të jenë polici komunitare dhe mbi të gjitha,  të gjithë banorët do të kenë lehtësira të plota për të regjistruar pronën e vetë dhe për të bërë çfarë të duan ata me pronën e vet. Eshtë jeta e vet, është prona e vet, janë kursimet e një jete dhe nuk mund të jenë peng i askujt që tenton t’i marri ndonjë rryshfet, t’i marrë ndonjë lekë për shkak se i bën presion. Ta garantoj të japë fjalën e nderit”, tha Këlliçi.

Në Baldushk, banorët ngritën shqetësimin për zvarritjen e procesit të rindërtimit. Belind Këlliçi tha se ky proces të jetë i drejtë dhe transparent pas 14 majit, ku sipas tij banorët do të marrin banesat e tyre. 

“I ka dalë boja miku im, i shofin qytetarët këto, siç i shofin dhe shpërdorimin abuzimin që po ndodh me shtëpitë e tërmetit në Baldushk. Një problem madhor për Baldushkun. Por s’po ndodh vetëm këtu, ndodh dhe në Zall Herr, ndodh e njëjta gjë në Ndroq, ndodh e njëjta gjë në të gjithë zonat e Tiranës që po i mbajnë peng dy ditë para zgjedhjeve, tre ditë para zgjedhjeve, për t`i kapur njerëzit, për t`ia shtrënguar lakun në fyt, për t`i kapur njerëzit te buka e gojës, ke shtëpia, ke çatia mbi kokë. Të garantoj se procesi i ndarjes së shtëpive, se i ka qit mashtruesit e vet nëpër fshatra duke u thënë se po erdhi Belind Këlliçi do ndalojë ndarja e shtëpive, nuk do merrni shtëpitë. Të garantoj që ai do të jetë procesi më transparent dhe më i hapur që Belind Këlliçi do të bëjë në Bashkinë e Tiranës publik”. /Dosja.al

belind këlliçi zgjedhjet fermeret

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët