Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Mitsotakis për Ski.Tv komentoi dënimin me dy vite burg të Belerit, duke theksuar se do të presin edhe vendimin e shkallës tjetër të gjykatës.
GREQI-Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis thotë se trajtimi i Tiranës për rastin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë.
Mitsotakis për Ski.Tv komentoi dënimin me dy vite burg të Belerit, duke theksuar se do të presin edhe vendimin e shkallës tjetër të gjykatës.
“Ne kemi shprehur rezervat tona të forta për faktin se ai nuk u lejua të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që nuk ka asnjë vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë”- tha Mitsotakis, duke konfirmuar në thelb ngërçin që ka lindur mes Athinës dhe Tiranës pas vendimit të shkallës së parë për dënimin e Belerit javën e kaluar.
Komentet e tij u bënë jehonë kushteve të vendosura nga Greqia në mënyrë që negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE të vazhdojnë pa probleme – domethënë që Beleri të lejohet të betohet pavarësisht nga rezultati i gjyqit dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë.
“Mënyra se si Shqipëria e ka trajtuar këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë dhe kjo nuk është diçka që ne duam”, shtoi Mitsotakis, duke nënvizuar se ai ende shpreson se “kjo çështje do të zgjidhet”.
Ndërkohë gazeta greke Kathimerini shkruan se
“Mitsotakis në thelb la të kuptohet se Athina pret një gjest vullneti të mirë nga pala shqiptare edhe në shkallën e dytë, pasi gjykata antikorrupsion do të duhet të vendosë për apelimin e vendimit të shkallës së parë nga Beleri.
Toni disi i butë i përdorur nga Mitsotakis u pa se ishte për shkak të taktikave agresive të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili pak ditë më parë denoncoi tentativat e pretenduara nga jashtë për të ndikuar në drejtësinë shqiptare”, shkruan gazeta greke.
Foto ilustruese TIRANA- Më 27 Mars nisin aplikimet për përfitim subvencionesh për fermerët nga skema kombëtare e bujqësi...
Belind Këlliçi TIRANA- Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur pas nisjes së bisedimeve nga mazhoranca dhe opozita p&eum...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha sonte se PD nuk duhet menduar si opozita, por si qeverisja e vendit në 202...
kuvendi TIRANË- Në Shqipëri, dy grupet më të mëdha parlamentare, ai i shumicës socialiste dhe ai demokrat, i përfa...
Abasada italiane në Tiranë TIRANA- Lidhur me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij për mbështetësi...
Edi Rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste, tha nga Kukësi se probabiliteti që partia ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij për mbështet...
ambasada britanike ne tirane TIRANË – Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e a...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit se hetimet e dosjes së "21 janarit" do t'i kalojnë Prokurorisë së P...