LIVE UPDATES
Politike

Rama nga Kukësi: Njerëzit shohin se çfarë ofertash ka dhe zgjedhin më të mirë, ne të bëjmë punën tonë

Rama tha ndër të tjera se historia nuk na e ka bërë të mundur të zhvillohemi si Zvicra e Austria, por, sipas tij, sot jemi në një kohë ku mund të bëjmë shumë vetë.

12 Mars 2024, 19:52 Nga M.B
Rama nga Kukësi: Njerëzit shohin se çfarë ofertash ka dhe
Edi Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht dhe kreu i Partisë Socialiste, tha nga Kukësi se probabiliteti që partia e tij të humbë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, është i ulët. Rama tha se e gjithë punë që kanë bërë mund të kthehet mbrapa, nëse nuk janë vazhdimisht të gatshëm për të përmirësuar mënyrën e qeverisjes. Ai shtoi se njerëzit kanë filluar të kuptojnë se duhet parë se çfarë ofertash ka në këtë garë dhe se ata zgjedhin ofertën më të mirë, në këtë kontekst sipas ti, socialistët duhet të bëjnë punën e tyre.

Rama tha ndër të tjera se historia nuk na e ka bërë të mundur të zhvillohemi si Zvicra e Austria, por, sipas tij, sot jemi në një kohë ku mund të bëjmë shumë vetë.

“Nëse e shohim funksionimin e drejtësisë në tërësi, që funksionon për të gjithë qytetarët, ka shumë probleme akoma. Po kështu dhe pozicioni i Shqipërisë ndërkombëtarisht nuk është se mund të themi është i konsoliduar. Të gjitha këto mund të kthehen mbrapa, jo se nuk mund të mos fitojmë zgjedhje, sepse ky është një probabilitet i ulët, por mund të kthehen mbrapa nëse nuk jemi vazhdimisht të gatshëm për të përmirësuar mënyrën sesi ne qeverisim. Çdo skuadër, sado e madhe të jetë, kur fiton një trofe, të nesërmen fillon stërvitjen, për tu përmirësuar, sepse e nesërmja është një rifillim nga e para dhe këtë sens PS ka ditur të rifillojë herë pas here duke mbledhur eksperiencën, duke konsoliduar pjesë të organizimit të vetë që funksionojnë dhe duke kërkuar të transplantojë pjesë të organizmit që kanë nevojë për rigjenerim.

Kjo kohë sot ka ndryshuar shumë dhe mënyrën sesi funksionin individi. I gjithë ky territor ka qenë një arenë ku PS në të shumtën e rasteve ka qenë e humbur, ndërsa sot njerëzit kanë kuptuar se kjo nuk është çështje tifollziku. Kanë filluar të kuptojnë se duhet parë se çfarë ofertash ka në këtë garë. Njerëzit zgjedhin ofertën më të mirë dhe ne duhet të bëjmë tonën. Ne nuk duhet t’i shohim njerëzit me sytë e të kaluarës, të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të bëhen pjesë e jona nëse duan. Duhet të fuqizojmë PS që të fuqizojmë Shqipërinë. Ne kemi një të ardhme të ndritur sepse Zoti e ka qëndis këtë vend, e ka bërë ditën e diel kur ka qenë pushim dhe është marrë me këtë vend ku në pak kilometra katror ka fu cdo gjë, dy dete, gjithë ato lumenj e liqene, lugina, kodra e male në pak distancë. Historia nuk na e ka bërë të mundur të zhvillohemi si Zvicra e Austria, por sot jemi në një kohë ku mund të bëjmë shumë vetë”, tha Rama.

edi rama kukes

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje