LIVE UPDATES
Politike

"Keqardhje për Veliajn për çfarë po përjeton"/ Rama: Politikisht, vendimin për shkarkim do e bëja përsëri nëse kthehesha pas

Rama se ndjen keqardhje për atë se çfarë po përjeton Veliaj, teksa i mëshon faktit që ai duhej shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, që Tirana të mos mbetet pa kokë.

13 Nëntor 2025, 20:54 Nga E. D
"Keqardhje për Veliajn për çfarë po
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe çështjen e Erion Veliajt dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e riktheu Veliajn në detyrë. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ABC News, Rama se ndjen keqardhje për atë se çfarë po përjeton Veliaj, teksa i mëshon faktit që ai duhej shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, që Tirana të mos mbetet pa kokë. Sipas tij, Veliaj nuk ka shkelur Kushtetutën, por ai thjesht nuk ka ardhur në punë sepse nuk është mundësuar që të vijë në punë.

Pjesë nga intervista: 

Sokol Balla: Pra, sepse këtu futemi pastaj në teori konspirative të ekraneve por edhe jo vetëm lidhur me raportin tuaj me Erionin, i cili të gjithë e dimë që ka qenë raport shumë i afërt, por së paku nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e deri tani janë shtuar pikëpyetjet nëse keni më, pavarëisht kushteve në të cilat ai ndodhet. Ju keni një raport me Erion Veliajn?

Edi Rama: Raporti im njerëzor sot me Erionin është më i fortë sot  seç ka qenë, që të jemi të qartë, nga ana ime.

Sokol Balla: Po nga ana e tij

Edi Rama: Jo, dhe kur them nga ana ime, e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet ai. Kështuqë, nga ana njerëzore përvec se cfarë ka qenë më parë, është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton dhe nuk po hy këtu të komentoj asgjë më shumë sepse nuk dua të merren më pas fjalët edhe të përdoren apo keqpërdoren si komente që kanë të bëjnë me drejtësinë se nuk dua të hy në të.

Sokol Balla: Jo po pa hyrë te drejtësia,

Edi Rama: Po them pra, që kam një keqardhje shumë të thellë për atë që ai po përjeton dhe për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli. Ndërkohë që më cfarë unë kam dëgjuar, me cfarë unë kam arritur të kuptoj, mbase s’i kam dëgjuar të gjitha, s’i kam kuptuar të gjitha, po cfarë është bërë publike, dhe cfarë është bërë publike ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të vazhdonte të drejtonte Tiranë. Kështuqë, në aspektin njerëzor, unë ndjej keqardhje të thellë për atë që po përjeton. Në aspektin e përgjegjësisë politike dhe publike që unë kam, ajo që thashë në asamblenë e partisë dhe ajo që ne bëmë është dicka që do ta bëja përsëri nëse do kthehesha mbrapa. Pra, që Erioni të largohej nga ajo detyrë që është në pamundësi për ta kryer, sepse këtë tha edhe Gjykata Kushtetuese dhe që Tirana të mos mbetet pa kokë, shumë e thjestë. Tani të gjitha të tjerat janë dokrra, janë teorira, muhabete të klubeve mediatike të klubeve politike që mua realisht nuk më interesojnë fare dhe as nuk i marr përsipër që t’i komentoj.

Sokol Balla: Dhe siç e shikoni edhe unë, nuk po tjerrem shumë se edhe unë tentoj të mos bëhem pjesë e atij lloj kazani, por ju sapo thatë që nëse do ktheheshit prapa do bënit sërish të njëjtën gjë.

Edi Rama: Pa diskutim. Sepse mendoj është gjëja më e padrejtë që i bëhet Tiranës, që nga një anë i merret peng njeriu që ka zgjedhur nga ana tjetër i merret peng e drejta për të zgjedhur dikë tjetër në kushtet që njeriu që kanë zgjedhur mbahet në paraburgim nga drejtësia, pra nga një pushtet i pavarur që ka të drejtën e vet të bëjë atë që mendon dhe që pavarësisht se cfarë mund të mendoj unë ose cfarë mund të mendojmë ne s’ka pikë rëndësie për sa i takon asaj që mendon dhe që bën drejtësia. Se këtë kemi vendosur, kemi vendosur t’i japim pavarësinë dhe mos ta vëmë më në diskutim faktin që është një pushtet i pavarur dhe pikë! Por ama nga ana tjetër, nevoja e qytetit është gjithmonë e më alarmante kjo është një gjë që shihet, që kuptohet nuk mund të drejtohet me delegim ose me telekomandë, sepse bëhet fjalë për një qytet një milionë njerëz që hyjnë dhe që qarkullojnë gjatë ditës.

Sokol Balla: Në fakt Erioni nxori një urdhër pak ditë më parë ku urdhëronte bashkinë të merrej me zbukurimet për festat e dhjetorit.

Sokol Balla: Pra, këto janë të gjitha shenja të një anomalie të madhe, por Gjykata Kushtetuese e vendosi ndryshe, edhe lajmi aty në fakt për mua do duhet të ishte që nuk e kontrollokemi ne, nuk e paskam kapur unë gjykatën kushtetuese, se nuk është hera e parë në fakt që vendos ndryshe nga vullneti im dhe i qeverisë po në këtë rast ishte si të thuash një ‘karshillëk’ i drejtpërdrejtë por është Gjykata Kushtetuese, është e drejta e Gjykatës Kushtetuese të marri vendimet që i takojnë asaj t’i marrë dhe tani nëse kjo gjykatë kushtetuese do të jetë koherente me këtë vendim do të duhet që, kur kryetari i bashkisë të shkojë aty për të kërkuar të lirohet dhe të vazhdojë në gjendje të lirë procesin kushtetuesja duhet ta lirojë sepse ndryshe bie në kontradikt të thellë me vetveten. Këtë them unë.

Sokol Balla: Në fakt për shumë vetë, vendimi është kontradiktor, se sic thatë edhe ju nga njëra anë e quan që nuk mund ta ushtrojë

Edi Rama: Ky s’ka mundësi të shkojë, por ju nuk duhet ta lëvizni.

Sokol Balla: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, jo në atë mënyrë…

Edi Rama: Po në cilën mënyrë?

Sokol Balla: Jo në mënyrën se si është shkarkuar. Pra Erioni duhet të ishte prezent në Këshillin Bashkiak dhe qeveria duhet të argumentonte më shumë se sa thjesht mungesën e tij

Edi Rama: Jo, nuk ka çfarë argumenton qeveria sepse Erioni nuk ka shkelur Kushtetutën dhe pastaj këtu hyjmë në një diskutim tjetër që a duhet gjykata kushtetuese ta merrtë në konsideratë sepse ai nuk është shkarkuar për shkelje të kushtetutës ai nuk ka bërë në këndvështrimin tonë ndonjë faj dhe për këtë duhet shkarkuar. Ai thjesht nuk ka ardhur në punë sepse nuk është mundësuar që të vijë në punë, por ama puna duhet bërë apo jo, kjo është logjika. Por, ama Gjykata Kushtetuese në një farë mënyre nuk e mbylli 100 % derën

Edi Rama: Këtë nuk e di unë cfarë ka bërë Gjykata Kushtetuese, se e mbylli e hapi, unë di që Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështuqë, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet